Abazovic u zgjodh kryeministër i Malit të Zi, vjen reagimi i parë nga Serbia

Kryeministrja e Serbisë, Ana Brnabic, ka uruar Dritan Abazovic për zgjedhjen si kryeministër i Malit të Zi. Përmes një postimi në Twitter, ajo shkruan se është e bindur që do të ketë një komunikim dhe bashkëpunim të shkëlqyer me të.

“Urime @DritanAbazovic në zgjedhjet për kryeministër të Malit të Zi. Jam e bindur se në periudhën e ardhshme, Serbia dhe Mali i Zi mund të punojnë së bashku, në rrugën drejt BE-së, për të ndërtuar një rajon të qëndrueshëm, ekonomikisht dhe infrastrukturor më të lidhur dhe më të suksesshëm”, shkruan Ana Brnabic.

SHKARKO APP