Abuzimi seksual i 11-vjeçares, jep dorëheqjen drejtori i Përgjithshëm i Policisë

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Samedin Mehmeti ka dhënë dorëheqjen pas ngjarjes së rëndë në Prishtinë, ku u dhunua seksualisht një 11-vjeçare nga 5 persona.

Lajmin e ka bërë të ditur të martën ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla.

“Sot gjatë ditës kam pranuar kërkesën për dorëheqje nga z. Samedin Mehmeti, Drejtor i Policisë së Kosovës. Kjo kërkesë sipas z. Mehmeti erdhi pas rastit të fundit të dhunimit të 11 vjeçares, për arsye personale dhe ndërgjegje profesionale”, ka shkruar Sveçla.

 

SHKARKO APP