Home POLITIKE Adriatik Doçi...

Adriatik Doçi për “Opinion”: Arben Ahmetaj më ka futur dy biznesmenë për të më blerë

536
0

Gazetari Adriatik Doçi u përgjigj live Blendi Fevziut gjatë intervistës me Arben Ahmetaj.

Ja se çfarë tha Doçi:

Mbaj pergjegjesi nese penale pagesat e Klodian Zotos jane te pavarteta. Si mund te sajohen pagesa te tilla, me hotel, numer dhome, date dhe ore, qe perputhen me levizjet ne TIMS.

Nese provat e korrupsionit të Arben Ahmetajt qe kam kallezuat, jane te manipuluar, jam gati te shkoj ne burg.

Arben Ahmetaj me ka futur dy biznesmene per te me blere, qe te mos bej kallezimin dhe qe te hesht.

Kur miqte e tij me kane bere kerkesen, Ahmetaj qendronte ne paradhome duke degjuar.

Kam refuzuar cdo oferte korruptive.

Do te dalin prova edhe me flagrante. Arben Ahmetaj ka ngrene dhe ka pire me Klodian Zoton. Ahmetaj eshte pronari i inceneratoreve, ndersa Zoto eshte zbatuesi i skemes.

Megjithate, Ahmetajn e mirekuptojme, pasi po shkon drejt burgur per shkak te provave penale. Cuditerisht te gjithe ish ministrat nen akuze, para se te merren te pandehur, rrefehen tek kolegu Blendi Fevziu.

Arben Ahmetaj ka refuzuar financim tek Tirana, pasi nuk mori vile dhurate si per Elbasanin dhe Fierin. Kjo eshte arsye se pse u prish me Zoton, dhe Zoto nisi te mbledhe prova per Ahmetajn.

Si ka mundesi qe Zoto i dhuroi vilen ne Hamallaj? Pranoi qe ka marre vilen, ne emrin e bashkejetueses, po pse nuk e ka deklaruar ne ILDKPKI?

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Politika

Më shumë nga Politika

Lajmet e Fundit

Te Fundit