Home POLITIKE Agron Duka: N...

Agron Duka: Nga problemet me Berishën, kreu Basha ka harruar aleatët

366
0

Agron Duka ka gati 2 projektligje. I pari në ligjin për bujqësinë, që thotë se nuk është prekur që nga viti 2007. Propozimi i dytë është për ndryshimin e skemës së TVSH për shitjen e produkteve bujqësore nga 6% në blerje dhe 20% në shitje që është tani të barazohet në blerje e në shitje.

Kreu i PAA-së, mbështet demokratët për rishikimin e Reformës Territoriale, por e sheh të nevojshëm një sqarim paraprak nga aleatët e tij. ”Duke pasur problemet e brendshme, PD nuk ka shumë kohë të merret me aleatet. Shoh që problemet e brendshme do marrin një kohë relativisht të gjatë”.

”Foltorja” e radhës e Berishës do të jetë në qarkun e Durrësit, aty ku edhe Duka fitoi mandatin e deputetit nga listat e PD. A do të jetë ai pjesë e këtij takimi? “Këto janë përplasje të brendshme të PD. Për shumë arsye, unë kam 8 vjet që qëndroj në aleancë me PD si institucion, jo me njerëz të veçantë. Përgjigja ime do të ishte jo, nuk do të jem”.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Politika

Më shumë nga Politika

Lajmet e Fundit

Te Fundit