Agron Gjekmarkaj pret figurën e shquar të politikës gjermane: Opozita nuk duhet të shkojë në zgjedhje me gojën mbyllur

Nënkryetari i Kuvendit dhe i Rithelemimit, Agron Gjekmarkaj ka pritur në një takim kryetarin e Parlamentit të Landit të Saksonisë Dr. Matthias Rößler, një personalitet i shquar i politikës gjermane. Përmes një postimi në Facebook, ai thotë se opozita nuk duhet të shkojë në zgjedhje me gojën mbyllur, duart dhe këmbët e lidhura. ”E vura në dijeni Dr. Rößler për ndalimin në thyerje të nenit 73 të Kushtetutes të liderit së opozitës, Prof.Dok. Sali Berisha duke e shndërruar këtë në arrest politik të papranueshem në kushtet kur pretendohet një shtet i së drejtës”,-shkruan më tej.

Postimi i plotë

Sot pata kënaqësinë të pres kryetarin e Parlamentit të Landit të Saksonisë Dr. Matthias Rößler, një personalitet i shquar i politikës gjermane, e mbi të gjitha një mik i vyer i Shqipërisë si dhe Presidentin e Fondacionit Konrad Adenauer Thomaz Kunze. Bashkëndamë të njëjtat pikpamje mbi integrimin europian të Shqipërisë si e vetmja rrugë. E falenderova mikun për gjithë mbështetjen që Gjermania i ka dhënë Shqiperisë në këto dekada tranzicioni dhe CDU/CSU në veçanti Partisë Demokratike.

Opozita nuk duhet të shkojë në zgjedhje me gojën mbyllur, duart dhe këmbët e lidhura! Ne nuk kërkojmë nga ju ti thoni Gjykatës se çfarë vendimi të japë, por pas tre vitesh duhet të japë vendim. E vura në dijeni Dr. Rößler për ndalimin në thyerje të nenit 73 të Kushtetutes të liderit së opozitës, Prof.Dok. Sali Berisha duke e shndërruar këtë në arrest politik të papranueshem në kushtet kur pretendohet një shtet i së drejtës!

Kjo për të vënë opozitën në kushte pabarazie në vitin elektoral. Po kaq i bëra me dije sagën gjyqësore për vulën dhe simbolet e PD-së, fakte këto dramatike të një realiteti të pengmarrjes politike si ndihmë e drejtpërdrejtë për qeverinë e Edi Ramës.

125 mijë dosje të pagjykuara që e çojnë deri në 25-vjet, shqyrtimin e kërkesave të qytetarve, korporativizmi në drejtesi dhe ndikimi politik mbi të, në raport me opozitën janë sot fakte që shtrojnë pikëpyetje të mëdha krahas korrupsionit, skandaleve dhe keqqeverisjes. Në kontekst një vemendje e shtuar e Gjermanisë mbi Shqipërinë mbetet e mirëpritur, i shërben forcimit të miqësise, demokracisë shqiptare dhe Integrimit në Europë!

SHKARKO APP