Home Sporti Akademia e Fu...

Akademia e Futbollit të Manchester City në Durrës, Duka: Do jetë një vepër arti!

30
0

Ditën e sotme u prezantua projekti i kampusit sportiv të Akademisë së Futbollit të Manchester City në Durrës. Të pranishëm janë drejtues të Manchester City, kreu i FSHF-së Armand Duka e kryeministri Edi Rama. Në fjalën e tij, Duka shprehu mbështetjen e plotë ndaj këtij projekti për të cilin u shpreh me bindje se do jetë i suksesshëm.

“Manchester City në Tiranë ka sjellë pesë kupa dhe është një lajm i bukur. Kupat unë i shoh si dëshmi të një projekti, të një pune shumëvjeçare të një prej klubeve më të mëdha në botë. Në prag të finales së Champions League vitin e kaluar në Stamboll, CEO i Manchester City tha se në futboll rëndom thuhet që duhet të kesh talent, fat dhe duhet të punosh. Rasti i Manchester City-t është punë, punë dhe vetëm punë.

Pjesë e këtij projekti tentojmë të bëhemi edhe ne, për të mësuar nga ato se çfarë ka bërë Manchester City, për t’i implementuar në Tiranë, nëpërmjet trajnimeve dhe duke shfrytëzuar eksperiencën që Manchester City ka. Gjithashtu nëpërmjet projektit të shkëlqyer që do të vazhdojë arkitekti i talentuar, Marco Casamonti. Kryeministri i vendit, të cilin dua ta falënderoj për mbështetjen e këtij projekti, më ka thënë që është një nga projektet më të mira të sportit. Në fakt mbahet si akademi nga më të mirat sot, të paktën nga pikëpamja arkitektonike ajo e ndërtuar së fundmi në Firence por Kryeministri më ka thënë që kjo do të jetë më e bukur dhe unë uroj që të jetë më e bukur. Kam shumë besim te Marco që do të bëjë një vepër arti. Edhe njëherë dua të falënderoj Krymenistrin për iniciativën dhe mbështetjen e këtij projekti, dhe Kryetaren e Bashkisë të qytetit tim, Emirjana Sako. Jam shumë i sigurt që ky do të jetë një projekt i suksesshëm jo vetëm për Durrësin por për të gjithë Shqipërinë.

Manchester City në Tiranë ka sjellë pesë kupa dhe është një lajm i bukur. Kupat unë i shoh si dëshmi të një projekti, të një pune shumëvjeçare të një prej klubeve më të mëdha në botë. Në prag të finales së Champions League vitin e kaluar në Stamboll, CEO i Manchester City tha se në futboll rëndom thuhet që duhet të kesh talent, fat dhe duhet të punosh. Rasti i Manchester City-t është punë, punë dhe vetëm punë.

Pjesë e këtij projekti tentojmë të bëhemi edhe ne, për të mësuar nga ato se çfarë ka bërë Manchester City, për t’i implementuar në Tiranë, nëpërmjet trajnimeve dhe duke shfrytëzuar eksperiencën që Manchester City ka. Gjithashtu nëpërmjet projektit të shkëlqyer që do të vazhdojë arkitekti i talentuar, Marco Casamonti. Kryeministri i vendit, të cilin dua ta falënderoj për mbështetjen e këtij projekti, më ka thënë që është një nga projektet më të mira të sportit.

Në fakt mbahet si akademi nga më të mirat sot, të paktën nga pikëpamja arkitektonike ajo e ndërtuar së fundmi në Firence por Kryeministri më ka thënë që kjo do të jetë më e bukur dhe unë uroj që të jetë më e bukur. Kam shumë besim te Marco që do të bëjë një vepër arti. Edhe njëherë dua të falënderoj Krymenistrin për iniciativën dhe mbështetjen e këtij projekti, dhe Kryetaren e Bashkisë të qytetit tim, Emirjana Sako. Jam shumë i sigurt që ky do të jetë një projekt i suksesshëm jo vetëm për Durrësin por për të gjithë Shqipërinë”, deklaroi Duka.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Sporti

Me shumë nga Sport

Lajmet e Fundit

Te Fundit