Aksident i rëndë në aksin Levan-Tepelenë, makina përfundon në kanal e përmbysur

Një aksident i frikshëm ka ndodhur sot në mesditë në aksin rrugor Levan-Tepelenë.

Një makinë ka përfunduar e përmbysur në kanal. Ndërsa siç e shihni dhe nga pamjet, ajo është nxjerrë më pas në anë të rrugës, me dëme të shumta shkaktuar nga përplasja.

Fatmirësisht, nga aksidenti nuk raportohen të lënduar, por vetëm dëme materiale.

Nuk dihet ende shkaku i aksidentit, teksa policia lokale ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet.

Dyshohet që mjeti të ketë qenë duke udhëtuar me shpejtësi të lartë.

SHKARKO APP