“100 shqiptarë ikën si luftëtarë të huaj në 2013”

 

Armet dhe plumbat nuk do të jenë përgjigja  e vetme ndaj ekstremizmit  të dhunshëm që rrezikohet Shqipëria, por fenomeni do të luftohet që ne gjenezë, në shkolla, institucione fetare dhe përmes përfshirjes së shoqërisë civile.

Kjo është beteja që pritet të zbatohet nga strategjia kundër terrorizmit, që u miratua një ditë me parë nga Këshilli i Ministrave, që sipas këshilltarti të kryeministrit për Sigurinë, Sandër Lleshi, do të frenojë dukshëm rrezikun e ekstremizmit në vendin tone.

Sandër Lleshi: Më shumë sesa faktorët dhe instrumentët e forcës na duhet një instrument i fuqisë së butë, na duhet shkolla, na duhet instrumentet e shoqërisë civile, na duhen instrumentet e besimeve fetare. Pra duhen elementë të tjerë, të angazhohet një kategori tjetër burimesh për tu marrë me këtë çështje me synim që të parandalojmë që të rinjtë të tjetërsohen.

Në intervistën për Ora News, Lleshi paralajmëron edhe nismën e qeverisë për formalizimin e objekteve të kulteve

Sandër Lleshi: Evidenca tregon se disa prej tyre buron edhe shqetësimi për sigurinë e vendit, radikalizimi, përpjekjet për tu rekrutuar luftëtarë për ti cuar në vendet ku zhvillohet lufta, Siri etj. Qeveria shqiptare ashtu sic po bën për sektorët e tjerë, ka arsye dhe plane për tu marrë me këtë çështje

Por sa ëshë numri i shqiptarëve që kanë ikur si luftëtarë të huaj?

Sandër Lleshi: Fenomeni ka patur një pikë në vitin 2013, ka qenë në pikun e tij ka kaluar 100, tani jemi në nivelin e dy shifrave.

SHKARKO APP