Aksident në Fier, shoferja humb kontrollin e makinës dhe përfundon në arat me misër

Një aksident ka ndodhur ditën e sotme në aksin Levan-Tepelenë, pranë fshatit Kafaraj.

Automjeti tip “Ford” që drejtohej nga një vajzë ka humbur kontrollin dhe si pasojë ka dalë jashtë rrugës. Vajza udhëtonte e vetme, teksa shkak për aksidentin dyshohet se është bërë përgjumja ose përdorimi i telefonit.

Në vendngjarje ka mbërritur policia dhe ambulance që e kanë shoqëruar të renë për në spitalin e Fierit.

“Më datë 13.06.2024, rreth orës 10:00, në Kafaraj, shtetasja M. B., 34 vjeçe, duke drejtuar automjetin, ka humbur kontrollin dhe për pasojë automjeti ka dalë nga rruga. Nga aksidenti është dëmtuar shtetasja M. B., e cila ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit”, njofton policia.

SHKARKO APP