Ambasada e SHBA-së, Tiranë: Për emigrantët, ne kemi diçka të veçantë

 

Për shumë shqiptarë Amerika vazhdon të mbetet një ëndërr, ndoshta jo si në vitet 90'.

Ambasada Amerikane në Tiranë raporton mënyrën sesi pritën emigrantët në vendin e saj dhe sidomos në rastet kur ato marrin nënshtetësi amerikane.  – “Çdo vend në botë, në një mënyrë apo tjetër, pranon emigrantë. Por Amerika ka diçka të veçantë. Ne jo vetëm i mirëpresim emigrantët, ne jo vetëm i mirëpresim të sapoardhurit – ne kemi lindur nga emigrantët. Ky është vendi ynë. Emigrantët janë origjina e historisë sonë. Dhe për më shumë se dy shekuj, kjo është gdhendur në shpirtin e karakterit tonë kombëtar; është tradita jonë më e lashtë. Kjo është ajo që ne jemi. Kjo është një prej arsyeve që na bën ne të jashtëzakonshëm,” shkuan në profilin zyrtar Facebook, Ambasada Amerikane në Tiranë.   

Foto shoqërohet edhe me Presidentin Barack Obama, në fjalimin e mbajtur gjatë ceremonisë për marrjen e nënshtetësisë Amerikane nga qytetarët më të rinj.

SHKARKO APP