Ambasadorja çeke: Gjyqtarët e korruptuar, të mos punojnë më

 

Tryeza për reformën në drejtësi është mbledhur sot në Shkodër, ku po diskutohet me ekspertë dhe grupet e interesit.

E ftuar në këtë tryezë, ambasadorja çeke, Bronislava Tomasova tha se reforma në drejtësi është kusht primar për negociatat.

Ajo kërkoi që gjyqtarët e korruptuar të mos punojnë më.

“Reforma në drejtësi është kusht kryesor për negociatat. Gjyqtarët e korruptuar të mos punojnë më. Drejtësia duhet të ketë prokurori dhe gjykata profesionale”, tha Tomasova.

SHKARKO APP