Apeli rrëzon ankimin e ish-punonjëses së Bankës së Shqipërisë, lë në fuqi dënimin me 5 vite burg

Gjykata e Apelit ka rrëzuar ankimin e bërë nga Milena Deraj, ish-punonjëse e Bankës së Shqipërisë, e cila ka përfituar 340 mijë euro me mashtrim në dëm të një qytetari. Shkalla e Parë e dënoi Derajn me 7 vite e 6 muaj burgim, nga të cilat me gjykim të shkurtuar, Deraj do të vuajë 5 vite burg.

Ajo kërkoi nga Apeli që dënimi t’i pezullohej dhe vënien në provë, gjë e cila nuk është pranuar nga Gjykata e Apelit, duke lënë në fuqi Shkallën e Parë. Ajo i kishte premtuar familjes Ferracaku se do ndikonte në procesin gjyqësor ndaj tyre.

Familja Ferracaku në Velipojë pas një konflikti me familjen Gocaj rezultoi në një masakër e cila prodhoi 4 viktima në vitin 2021. Deraj u mori 340 mijë euro dy prej anëtarëve të kësaj familje pasi ata akuzoheshin për masakrën. Më pas ata e kanë kërcënuar tu kthejë paratë dhe e frikësuar Deraj ka njoftuar policinë, por ka rënë edhe vetë në pranga për ”mashtrim”.

SHKARKO APP