Arrestohet 35-vjeçari, ngacmonte 19-vjeçaren

 

Specialistët e Hetimit dhe Parandalimit të Krimit në Komisariatin e Policisë Gjirokastër arrestuan sot Virjon Imeri, 35vjeç, banues në lagjen  “Pllakë” Gjirokastër.

Arrestimi i tij u bë pasi ka përndjekur për  7 ditë shtetasen  O.Th , 19 vjeçe ,e cila në datë 11.12.2015 ka bërë kallzim në Komisariatin ePolicisë Gjirokastër. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Gjirokastër për veprën penale  “Përndjekje” parashikuar nga neni  121/a    i  Kodit  Penal.

SHKARKO APP