Balla: 10 vjet më parë “tradhëtarët” Fatmir Sejdiu dhe Bamir Topi ranë dakord për krijimin e Mini-Shengenit

Taulant Balla
Taulant Balla

Përmes një postimi në rrjetin social facebook, Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla deklaron se “tradhëtarët” Presidenti i Kosovës, Fatmir Sejdiu dhe Presidenti i Shqipërisë, Bamir Topi para 10 vitesh kanë rënë dakord për krijimin e Mini-Shengenit Ballkanik si dhe janë zotuar për bashkëpunim dhe raporte të mira ndërfqinjësore.

Gjithashtu numri dy i PS-së, Balla ka publikuar edhe qendrimet e tyre të mbajtura para 10 viteve: 

Presidenti i Kosovës, Fatmir Sejdiu:

“Jemi afër realizimit praktik të asaj që e kemi thënë më herët, të një mini-shengeni ballkanik, apo të Evropës juglindore, për të demonstruar pjekurinë tonë edhe për proceset integruese për plan më të gjerë”.

Presidenti i Shqipërisë, Bamir Topi: “Bashkëpunimi ynë do t’i kontribuojë ndjeshëm rritjes së stabilitetit rajonal, luftës kundër krimit të organizuar kontrabandës, forcimit të kufijve nga pikëpamja e administrimit të këtyre elementeve dhe hapjes së kufirit për sa i përket qarkullimit të lirë të njerëzve dhe mallrave”.

SHKARKO APP