BE dënon sulmet me bomba në Tiranë

Sulmet me bombë ditët e fundit në Shqipëri janë dënuar ashpër edhe nga Bashkimi Europian. Në një intervistë telefonike për emisionin Ballkan Magazine, Maja Koçijançiç zëdhënësen e Përfaqësueses së Lartë të BE, Federika Mogherini tha se autorët e këtyre sulmeve do të sillen përpara drejtësisë.

Po ashtu Koçijançiç foli edhe për çështje të tjera, si ajo e reformës në drejtësi, apo edhe migrimet në Kosovë, ku sipas Koçijançiç Qeveria e Kosovës duhet të forcoj kontrollet në kufi.

Intervistë e gazetares Linda Karadaku me Maja Koçijançiç, zëdhënëse e Përfaqesueses së Lartë të BE-se, Federika Mogherini.

Maja, faleminderit shume që po më bashkangjiteni në studio sonte.

Jeni e mirepritur, eshte kenaqesi.

Le të fillojmë me Shqipërinë, jemi në Tiranë dhe ky emision bëhet në Tiranë. Ka qenë një situatë e vështirë në Shqipëri në ditët e fundit me shpërthime, për fat nuk kishte viktima në njerëz, por gjithësesi, ishin të frikshme për njerëzit. Kemi parë një deklaratë nga delegacioni i BE-së në Tiranë, por a mund të marrim dicka më shumë në lidhje me atë se cili është reagimi i BE-se në lidhje me këtë situatë në Shqipëri tani.

Bashkimi Evropian i ka dënuar në një mënyre shumë të fortë sulmet me bomba të cilave ju po u referoheni. Ne po nënvizojmë mbështetjen tonë për përforcimin e sundimit të ligjit pa kompromis dhe ne besojmë se autorët do të sillen para drejtësisë. Dhe është shumë e rëndësishme që të gjithë të punojnë për këtë qellim. Është gjithashtu e rëndësishme që në situatën pas sulmeve, të gjitha çështjet relevante të trajtohen në një mënyrë të përgjegjshme dhe në mënyrë të veçantë kur bëhet fjalë për çështjet e sundimit të ligjit, të bëhet nga të gjithe ata që marrin pjesë në jetën publike dhe në  interesin kombëtar të Shqipërisë.

A po e inkurajoni qeverinë shqiptare që të vazhdojë të luftojë krimin e organizuar dhe terrorizmin që vjen i lidhur me krimin e organizuar në një menyre?

Po absolutisht. Ky është një nga prioritetet për Shqipërinë, sigurisht jo vetëm për shkak të përparimit në rrugën e Integrimit Evropian, por pikë së pari sepse është në interesin e njerëzve dhe ka një numër mënyrash sesi mund të trajtohen sundimi i ligjit dhe veçanerisht lufta kundër krimit të organizuar dhe lufta kundër korrupsionit Për shembull do të ishte shumë e rëndësishme që të ketë një reformë të sistemit të drejtësisë që do të forconte sistemin, që do të përmiresonte pavarësinë, eficencen, llogaridhënien sepse është një nga elementet kyç edhe për suksesin në luftën kundër krimit të organizuar. Është shumë e rëndësishme që puna për këtë të vazhdojë me një moment të fortë.

Lë të qëndrojmë pak në sistemin e drejtësisë në Shqipëri. Ne e shohim atë si një problem të madh për vendin. Si e shihni ju prej atje, sa duhet bere për të pasur një sistem  vërtet normal, funksional dhe të pakorruptuar të drejtësise në Shqipëri?

Mendoj se ky është një nga prioritetet kyce në të cilin Shqipëria do të duhet të punojë shumë. Ne kemi vënë re se Shqipëria është angazhuar për këtë reformë, edhe në bashkëpunim me Bashkimin Evropian, edhe më të ashtuquajturin komision të Venecias që ka një ekspertizë të nivelit të lartë në këtë fushë. Në mirëpritëm gjithashtu ngritjen e një komisioni të përkohshëm parlamentar për reformën në drejtësi që ka për detyre të bëjë një proces reformë të plotë dhe gjithë-pëjrfshires sepse kjo tregon një qasje solide, por ne duhet të shohim edhe veprime konkrete pa vonesa të tjera, në mënyrë që reforma të filloje sic duhet dhe që besimi në sistem të rindertohet. Kështu që ne po i vëzhgojmë nga afer zhvillimet, kemi dhëne rekomandimet tona, por para se gjithash dhe gjithckaje, i përket Shqipërisë që ta cojë përpara këtë reformë dhe të jetë e zonja e  këtij procesi. Kjo është po kështu një reformë që kërkon mbështetjen e të gjitha partive, përfshirjen e shoqërise civile, gjykatës dhe prokurore ligjore profesioniste, sepse kjo reformë ka të bëjë me të gjithë, sepse besimi i publikut tek gjyqësori është kyç edhe per sundimin e ligjit, edhe per përshembull, investimet dhe klimen e biznesit.

Po, le të kalojmë pak në Kosove. Shteti I ri ka nje problem shume te madh me migrimin illegal. Si e shihni ju nga Brukseli, sa negative eshte per shtetin e Kosoves, per imazhin e shtetit te ri te Kosoves, dhe ne pergjithesi per njerezit qe lene gjithcka pas duke shpresuar se do te gjejne token e premtuar ne vendet anetare te BE-se?

Eshte e vertete se ne muajt e fundit ka pasur nje rritje te konsiderueshme ne detektimin e kalimeve te parregullta ne pikat kufitare te qytetareve te Kosoves, si pershembull ne kufirin serbo-hungarez,   dhe ka pasur gjithashtu rritje te konsiderueshme te kerkesave per azil nga  Kosova ne vende si Hungaria dhe Gjermania. Ne e kemi vene re kete sigurisht, po e monitorojme, dhe kemi qene ne kontakt me qeverine e Kosoves per kete. Ne besojme se qeveria e Kosoves duhet te perforcoje fushatat informuese per udhetaret, duhet te forcoje kontrollin e kufirit ne perputhje me te drejtat baze, te hetoje per shembull kompanite e autobuzeve qe po e lehtesojne udhetimin nga Kosova dhe nga Beogradi drejt kufirit hungarez dhe po keshtu te forcoje veprimin dhe bashkepunimin qofte me vendet transit, qofte me vendet e destinacionit. Keto jane te gjitha ceshtje qe jane ngritur tashme dhe para dy ditesh, kur zv.presidentja dhe perfaqesuesja e larte Federika Mogerini   ishte mikpritesja e raundit tjeter te dialogut midis Kosoves dhe Serbise per normalizimin e marredhenieve, kjo ceshtje u ngrit dhe te dy kryeministrat, kryeministri Mustafa dhe kryeministri Vucic, rane dakord qe do te punojne per ti trajtuar keto sfida.

Kuptoj, a ka edhe nje nevoje per ti luftuar keto grupe kriminale, qe bejne trafikimin e qenieve njerezore dhe jane shume-etnike, sepse fillon nga Kosova, vazhdon ne Serbi dhe trafikimi I vertete nga Serbia ne Hungari dhe pastaj ne vendet anetare te BE-se?

Po. Me te vertete kjo eshte nder prioritetet, duke folur ne pergjithesi trajtimi I trafikimit te qenieve njerezore eshte nje perparesi ne axhenden evropiane per migrimin qe eshte duke u pergatitur keshtu qe eshte  nder perparesite kyce per Komisionin Evropian. Per te ardhur keq, por nuk eshte e vetmja pjese e botes, ku ndodhin keto sfida, por eshte shume e rendesishme qe ti trajtojme ato se bashku sepse bashkepunimi I vendeve te origjines dhe vendeve transit eshte I nje rendesie kyce nese duam te kemi sukses.

Po, le te flasim pak edhe per Maqedonine. Ka nje konflikt ne vazhdim midis parties dhe koalicionit ne pushtetit te drejtuar nga zoti Gruevski dhe opozites se zotit Zaev. Duket qe konflikti po shkon edhe me keq keto dite me paralajmerimet dhe publikimin e videove, materialeve qe supozohet te jene shantazhuese per zotin Gruevski vete dhe qeverine e tij. Cila eshte keshilla juaj per Shkupin?

Me te vertete, ne po I ndjekim zhvillimet ne vend dhe ka shume shqetesim, nderkohe qe une nuk mund te komentoj ne permbajtjen specifike te materialeve qe I referoheni ju, ne kemi reaguar ndaj zhvillimeve ditet e fundit, kemi shprehur gjithashtu shqetesim lidhur me ate sesi u trajtuan gjithe keto ceshtje, dhe ndikimin qe ka ne klimen e pergjithshme politike dhe ajo qe ne insistojme eshte qe te mbahet parimi thelbesor I lirise se shprehjes nga njera ane dhe kur  vjen tek cfaredo hetim, duhet te garantohen transparenca, paanshmeria, procesi I duhur, respekti per prezumimin e pafajsise, ne perputhje me standartet evropiane dhe nderkombetare, ne menyre qe te kete besim te publikut ne process. Dhe duke folur ne nje menyre me te pergjithshme,  ne besojme se eshte koha e duhur per aktoret politike ne vend qe te tregojne pergjegjshmeri dhe te angazhohen ne nje dialog konstruktiv ne menyre qe fokusi te jete perseri ne synimet strategjike qe jane ne interes te vendit dhe te qytetareve.

Ne rregull, le te shkojme pak me tej, tek fqinji yne jugor, Greqia. Greqia, qeveria e re greke e zotit Cipras po negocion ende ceshtjen e borxhit te jashtem dhe termat e asistences qe po merr nga partnered nderkombetare. Deshtoi ne fakt naten e kaluar nuk pati marreveshje. A ka shprese qe do te kete marreveshje te re me Greqine se shpejti? Sa po qendrojne keta partnere nderkombetare ne parimet e tyre, ne keto terma, a ka ndonje mundesi qe keto term ate ndryshohen ne favor te Greqise dhe te kerkesave te zoti Cipras dhe qeverise se tij?

Greqia eshte nje vend anetar dhe si e tille merr pjese ne punen e Bashkimit Evropian si nje vend anetar. Sic e thate, diskutimet jane duke vazhduar dhe une nuk jam ne pozite per tiu dhene nje pergjigje ne kete faze, por gjithe keto ceshtje po shqyrtohen.

A jeni te kenaqur me qeverine e re ne Greqi?

Ju keni pare qe te dy presidentet e Komisionit Evropian dhe te Keshillit Evropian kane uruar kryeministrin e ri grek dhe kane shprehur vullnetin per te punuar me te dhe ne te vertete per shembull, ministrat e qeverise se re kane filluar tashme te marrin pjese ne takimet e keshillit ne ditet e fundit.

E shoh. Edhe pyetja e fundit Maja. Nje ceshtje qe I lidh te gjitha vendet e Ballkanit ose te pakten shumicen e tyre eshte ceshtja e luftetareve te huaj nga Ballkani, qe shkojne dhe I bashkohen luftrave te huaja, organizatave dhe grupeve terroriste dhe ekstremiste qe nuk kane te bejne fare me vendet e tyre te origijines. Po flas per njerez nga vendet e rajonit qe iu bashkohen ISIS dhe grupeve te tjera terroriste islamike. A po behet ndonje gje per te intensifikuar bashkepunimin midis BE-se dhe vendeve te rajonit per te ndaluar dhe parandaluar keta njerez qe te mos shkojne atje dhe kur kthehen, te gjendet nje menyre per tu marre me ta?

Ne te vertete kjo eshte nje nga ceshtjet ne te cilat BE-ja po punon prej ca kohesh, dhe eshte vendosur qe perpjekjet do te perforcohen, do te shtohen sepse per shembull, si sulmet qe kemi pare se fundi, sulmet terroriste qe kemi pare se fundi, pershembull ai ne Paris muajin e kaluar, nenvizoi vertete nevojen per trajtimin e ketyre ceshtjeve dhe bashkepunimi me vendet e treta ka rendesi thelbesore per Bashkimin Evropian, ashtu sic eshte edhe komunikimi lidhur me te. Ju mund ta dini se sot lideret e BE-se do te takohen ketu ne Bruksel, ata do te diskutojne nje numer ceshtjesh, por kryesorja luften kunder terrorizmit, ne kete kuader, do te shihet edhe me tej edhe ceshtja e luftetareve te huaj.

ORA NEWS

SHKARKO APP