Çfarë do të ndodhë nesër në protestë dhe në parlament?

 

Nesër pritet e shumëpritura protesta e PD-së tek parlamenti ku bëhen seancat normale, por ndërsa veshët janë ngritur se do të ketë përplasje turmë-polici informacionet tregojnë nga selia blu se nuk ka asnjë porosi për të hyrë me forcë brenda në sallën e Kuvendit. Por ka mundësi që përplasja në sallën e parlamentit mes deputetëve të PD-së dhe PS-së të jetë shumë e egër,çka nëse ndodh , atëhere turma mund të sulet drejt seancës.

Por edhe për këtë ka menduar ministria e brendshme.Trupa speciale dhe Garda do jenë në gatishmeri që në ora 09.00. Nesër parlamenti do ti ngjajë një shtetrrethimi të vogël me trupa policore. Seanca parlamentare do të jetë që në fillim e tensionuar dhe janë porositur deputetët e PS-së nga kryeministri që asnjë shkas për incident me deputetët e PD-së. Berisha do të jetë kryetari i revoltës në sallën e Kuvendit dhe siç do të reagojë ai do jetë sinjali për protestën nesër që pret jashtë sallës, duke kërkuar shtigje për t’u përplasur me policinë.

Por besohet se jashtë sallës nuk do të ketë asnjë ngjarje që mund të bëhet lajm dite, kurse në seancë mund të ketë ndonjë veprim që do të përbëjë lajm.

Ka edhe një informacion të fundit që disa deputetë të PD-së do të fusin vezë, bojë, dhe mundet edhe gaz lotsjellës në sallë për të goditur Edi Ramën. Ndërkohë Garda ka urdhër për kontroll të rreptë të deputetëve të PD-së, duke i kontrolluar imtësisht. Deputetët femra do të kontrollohen nga police femra.

SHKARKO APP