Çmimet për festat e fundvitit, sa do të rriten?

 

Tregjet e fruta-perimeve janë të tejmbushur, me rastin e festave dhe tregtarët si çdo vit mezi e presin dhjetorin, sidomos ditët e fundit të festave.

Por ka ndodhur shpesh që në raste festash çmimet prej tyre të rriten në mënyrë abuzive.

Tregtarët e ish-Uzinës “Dinamo” thonë se prodhimet që shesin tani janë kryesisht prodhime vendi dhe kjo jep garancinë se çmimet nuk do të pësojnë rritje për festat e fundvitit.

Fuqia blerëse ka pësuar rënie gjatë kohëve të fundit, por gjithsesi blerësit me çmimet aktuale thonë se janë të kënaqur.

Tregtarët premtojnë  nga ana tjetër se nuk do të rrisin çmimet në mënyrë abuzive por ankohen për kushtet në të cilat shesin.

Agjencia për Mbrojtjen e Konsumatorit në Bashkinë e Tiranës ka nisur monitorimin e tregjeve duke paralajmëruar sanksione për ata tregtarë që do të rrisin çmimet në mënyrë abuzive, duke lajmëruar ngritjen e tregjeve alternative për të mbajtur çmimet nën kontroll.

SHKARKO APP