Debati mes kryeministrit Rama dhe pedagogut Agim Seranaj si dhe problemet e Ligjit të Arsimit të Lartë

Debati mes kryeministrit Rama dhe pedagogut Agim Seranaj

Pardje ishte takimi i kryeministrit Rama me studentë dhe pedagogë të Fakultetit të Arkitekturës dhe Urbanistikës si dhe Fakultetit të Inxhinierisë së Ndërtimit. Por përveç debatëve të forta mes kryeministrit dhe studentëve, një pjesë e të cilëve dolën në mënyrë demonstrative, në sallë mbeten studentë dhe pedagogë. Ndërhyrja e Agim Serjanit  pedagog në Fakultetin e Inxhinierisë së Ndertimit që nga viti 91, kishte disa çështje kryesore për ligjin dhe moszbatimin e tij. Ja se ç’tha Agim Seranaj:

Së pari shpreh kënaqësinë që jemi përballë duke dëgjuar njeri tjetrin, dhe si staf i këtij fakulteti dhe pedagog i  këtyre studentëve, do të kisha dëshirë t’më dëgjonin edhe ata që u larguan. E kam përgatitur se çfarë do të them, sepse kam dy javë që i dëgjoj të gjitha versionet, fyerjet dhe vlerësimet e grupëve të ndryshme të interesit. Edhe nga çfarë dëgjova deri tani, me duket se nuk kam nevojë ta tjetërsoj apo ta anashkaloj  ç’kam pergatitur.

Për parantezë:

Shumica e stafeve akademike kanë sfiduar vështirësitë dhe janë për tu vlerësuar më mirë nga shoqeria.  Shumica e studentëve gjithashtu, me gjithë vështirësitë e shumta që janë ngritur në këtë protestë dinjitoze, marrin nivel arsimor (vëçanërisht në pjesën  teorike pasi e dimë që pjesa praktike lë për të dëshiruar) të krahasueshëm  edhe me vendet europiane. Këta studentë e kanë treguar kur janë ballafaquar me kolegët e tyre në shkollat përendimore. Njohim plot raste që ky është fakt. Kuptohet që një pjesë e madhe e këtyre studentëve kanë nevojë për më shumë  energji për të mbushur boshlleqet dhe të kapërcejnë vështirësitë që kanë nga shkollimi  fillor dhe i  mesëm. Kjo vlen jo vetëm për mbetësit, por edhe për nivelin mesatar. Kërkohet energji dhe mbështetje nga shoqeria, për të kapërcyer vështirësitë që vijnë jo vetëm nga vetja.

Por tani rëndis me pika disa pika në lidhje  me shqetsimet e këtyre ditëve:

  1. Qendrimi im ndaj ligjit:

Sipas meje çdo ligj ka nevojë për përmirësime në një periudhë të caktuar.  Ligji aktual lë te themi që është më i mirë se i mëparshmi. Po zbatimi i një ligji sa i rëndësishëm është?  Unë mendoj që është po aq sa vetë ligji.

Ndoshta Ligji nuk është mundur të kuptohet mirë; ligji nuk është plotësuar me aktet ligjore. Kjo mund të ketë penguar freskimin e Statuteve dhe rregulloreve, akoma te finalizuar.

Kush duhet ta kontrolloje zbatimin e ligjeve?:

Në radhë të parë ata që i hartojnë e kështu me radhë nga lart-poshtë tejçohet detyra për kontroll. Nëse kjo s’ndodh, Ligji rrezikon të dështojë, ashtu siç kemi konstatuar në shumë raste në këto vite….Kush e mban përgjegjesinë?

Kudo duket sikur përgjegjësia është kolektive. Po përgjegjesi personale pse nuk gjenden?

Problemi kryesor të moszbatimi i Ligjit për mendimin tim ndodhet tek mosmbatja e përgjegjesisë personale, dhe mesa duket edhe tek mungesa e ndergjegjes dhe me pas e frikës në moszbatimin e ligjit.

  1. Transparenca e titujve dhe gradave është detyrim ligjor dhe i mirëshkruar në ligj.

Pra nuk janë zbatuar ligjet për rastet e shkeljeve, as për rastet e publikuara qoftë nëpër medja apo dhe të ekspozuara me shkrim nga stafet akademike. Pse duhet pritur trajtimi i rasteve të ekspozuara?

Po të ishin zbatuar ligjet nuk do të ishte nevoja për Vetting. Sidomos në stafet akademike, ku dhe fjala “Vetting” është e rëndë si fjalë.  Mesa duket, këtë fjalen “vetting” e kemi merituar që dhe studentet ta perdorin nder pikat e protestes së tyre, pikërisht sepse ligjet nuk janë zbatuar siç duhet.

  1. Rastet e rekrutimeve në stafin akademik. Abuzimet me shkelje të kritereve janë në përqindje të vogel, por kjo ul përformancen e institucionit. Ç’pritet nëqoftëse pedagogu është i paaftë? Nevojitet kurajo për të  mos e lejuar këtë pedagog të vazhdojë të bëjë dëme. Këtë aftësi apo kurajo kemi treguar që deri tani nuk e kemi patur.
  2. Ecuria në vite e kualifikimeve.

Këtu kemi dhe një specifikë që me siguri studentët nuk e dinë dhe është mirë që ta dëgjojnë. Ndodh shpesh që ecuria në kualifikime bëhet me fushata dhe me kapje mat të brezave që iu bie fati për keq. Edhe unë jam një prej atyre brezave, dhe ju bej me dije që për 15 vjet nga viti 1990 deri në vitin 2005 në Fakultetin e Inxhinierisë së Ndertimit (atëhere përfshihej dhe  Departamenti i Arkitekturës) nuk kanë funksionuar kualifikimet pasuniversitare.

Fjala e Agim Seranaj zgjoi interesin e kryeministrit i cili ndërhyri dhe tha se:

Çështja e rekrutimit është një çështje me vete, dhe është një problem shumë i madh. Mbase fjala ka mbetur tek titujt, por një nga gjërat që ne do bëjmë në këtë dokument angazhimesh është të bëjmë transparencën e rekrutimeve. Nëse keni parasysh, në Vlorë janë zbuluar, (dhe kjo është atribut i universitetit, qofte titujt dhe gradat shkencore. Deri në 2013 këto attribute i kishte ministria, ne ja kaluam universitetit), 2 pedagogë që jepnin juridik dhe s’kishin mbaruar as te mesmen.

Ne kemi vendosur një kuote 33% i cili është maksimumi i stafit akademik që duhet të rekrutojë një universitet, dhe për fat të keq, sot kemi mbi 1 mijë punonjës mbi normen. Këta janë punonjës, jo staf pedagogjik, që paguhen një shumë jo e vogël, shumë që nqs nuk do shkonte për ta, do i kalonte universitetit. Psh: 6 milione euro paguhen rojet e Universitetit të Tiranës, Durrësit dhe Elbasanit. Pra ka disa aspekte të eficencës të financimit që duhen parë me kujdes.

Ndërhyrja në debat e pedagogut Seranaj bëri që kryeministri të tregonte se duhet korigjuar puna e organëve kontrolluese, pra në zbatimin e ligjit, siç insistoi Agim Seranaj.

Artur Nelmani

 

 

SHKARKO APP