Dita Ndërkombëtare e të drejtave të njeriut, UNICEF: Bota vazhdon të mbetet vend i padrejtë

Sot është Dita Ndërkombëtare e Fëmijëve.E themeluar nga Kombet e Bashkuara në vitin 1954, Dita Ndërkombëtare e Fëmijëve synon të promovojë mirëqenien e fëmijëve kudo, si dhe të inkurajojë mirëkuptimin ndërmjet fëmijëve në gjithë botën.

Gjithashtu në 20 nëntor Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara ka miratuar Deklaratën e të Drejtave të Fëmijës në vitin 1959 dhe Konventën e të Drejtave të Fëmijës më 1989.

UNICEF, një prej organizatave ndërkombëtare që operon në Shqipëri, për të drejtat e fëmijëve, në rrjetin social “Facebook”, shkruan se, ” bota, vazhon të mbetet një vend i padrejtë”.

 “Sot është Dita Universale e Fëmijëve. Bota vazhdon të mbetet, një vend shumë i padrejtë për fëmijët më të varfër, pavarësisht përparimeve të mëdha që nga  miratimi i Konventës mbi të Drejtat e Fëmijëve. Për UNICEF, barazia nënkupton se të gjithë fëmijët kanë një mundësi për të mbijetuar, zhvilluar dhe arritur potencialin e tyre të plotë pa diskriminim, anshmëri ose favorizim ”, shkruan në faqen zyrtare, organizata UNICEF.

Në faqen zyrtare te Komisionit Europian  në “Facebook” shkruhet , “sot është Dita Universale e Fëmijëve dhe shifrat aktuale janë alarmante: 230 milionë fëmijë jetojnë në zonat e prekura nga konflikti, gati 10 milionë janë regjistruar si refugjatë dhe 19 milion janë të zhvendosur brenda vendit. Përveç kësaj, 34 milionë fëmijë në konflikte te prekura nuk kanë qasje në arsim.

SHKARKO APP