Ekspertët: Xhihadistët, nën efektin e drogës në Paris

 

Masakra e Parisit në të cilën humbën jetën shtetas të pafajshëm dhe u plagosën qindra të tjerë, nuk do kalojë pa kapur dhe autorët e krimit makabër. Disa pamje tregojnë që Brenda një dhome në një hotelit, ku supozohet të kenë qëndruar dhe të jenë përgatitur për të kryer masakrën në Paris terroristët e ISIS’it , kanë sjellin pikëpyetje nëse ata kishin qenë nën ndikim e substancave narkotike apo jo.

Ky hamendësim ka ardhur si pasojë e publikimit të një video, ku shihen qartë disa shiringa të përdorura , një grusht me gjilpëra të shkurtra dhe tuba plastike. Të gjitha këto pajisje ishin të shpërndara mbi tryezën e dhomës e cila ishte dhe e mbushur me mbeturina të tjera. Në këto dhomë të hotelit sipas personelit kanë qëndruar tre terroristët që tronditen Francën dhe gjithë globin me veprimin e tyre makabër.

“Daily Mail” shkruan se ekspertët mjeko-ligjorë janë duke u përpjekur për të vërtetuar nëse pjesëtarët e dyshuar të ISIS’it kanë marrë drogë para se të kryenin vrasjen dhe shpërthimin brenda një salle koncertesh në Paris. Sipas medias kjo është një praktikë e zakonshme e xhihadistëve që përfshihen në sulme vetëvrasëse të marrë heroinë dhe kokainë para se ta hedhin veten në ajër dhe të shkaktojnë vdekje në shifra të larta.

 

Burimi:Daily Mail

Përshtati:Redjon Shtylla

 

SHKARKO APP