“Euro 16”, Armenia shënon ndaj Shqipërisë. Autogol Mavraj

 

Ne stadiumin “Elbasan-Arena”, po zhvillohet ndeshja Shqipëri–Armeni në kuadër të grupit kualifikues për Evropianin 2016. Armenia ka realizuar në minutën e katërt në ndeshje përmes Henrik Mkhitaryan.

Një gabim i Lorik Canës në mbrojtje i ka dhënë  mundësinë Armenisë ta dalë shpejt në sulm. Mkhitaryan driblon bukur dy mbrojtësa dhe futet brenda zonës, mesfushori pason por topi devijohet nga mbrojtësi shqiptar Mavraj dhe përfundon në rrjetë

Stadiumi është mbushur me tifozë kuqezi që po përkrahin kombëtaren shqiptare drejt fitores. Atmosfera dhe entuziazmi është aty ku kjo kombëtare e meriton.

Formacionet zyrtare

Shqipëria: Berisha, Agolli, Mavraj, Cana, Hysaj, Abrashi, Kukeli, Xhaka, Memushaj, Roshi, Cikalleshi; Trajner Xhani De Biazi

Armenia: Berezovski, Hovhanisjan, Harojan, Arzumanjan, Voskanjan, Harpetjan, Jedigarjan, Pixeli, Ghazarjan, Mkhitarjan, Movsisjan; Trajner: Bernard Shaland

Gjyqtarë: David Borbalan (SPA) Arbitër anësorë: Raul Kabanjero (SPA) Roberto Diaz Perez (SPA) Arbitër i katërt: Horge Prieto (SPA) Arbitrat pas portave: Karlos Gomez (SPA) Pedro Montero (SPA

Sfida me Armeninë është një prej ndeshjeve më të rëndësishme në historinë e kombëtares shqiptare, ku një fitore do të rriste ndjeshëm mundësitë e kuqezinjve për një vend në Evropianin francez dhe data 29 mars duket se është e duhura, në aspektin statistikor, pasi në 3 përballje të mëparshme në këtë datë, Shqipëria ka arritur dy prej fitoreve të saj më të mëdha.

Shqipëri – Moldavi 3-0 (29 mars 1995)

Ukrainë –Shqipëri 1-0 (29 mars 1997)

Shqipëri –Rusi 3-1 (29 mars 2003)

SHKARKO APP