Financial Times, artikull për gjakmarrjen në Shqipëri: “140.000 raste”

Gjakmarrja mbetet ende një plagë e pa shëruar e shoqërisë Shqiptare, për aq kohë Kanuni i Lek Dukagjinit vepron në disa zona dhe ruhet me fanatizëm. Është një “Porosi Shekullore”, sipas një shkrimi të Financial Times, e cila është përballur me një fenomen të veçantë dhe aspak ligjor të gjakmarrjes. Sipas rrëfyesit dhe vullnetarit të pajtimit të gjakrave Gjin Marku, i cili udhëheq organizatën e Pajtimit Kombëtar, në këto 25-së vite të fundit janë regjistruar 12.000 vrasje në emër të gjakmarrjes, edhe pse është e paligjshme por sipas kanunit vazhdon ende tradita. Ai nuk e sheh veten si vullnetar por si një misionar e aspak ndërmjetës.

“Gjakmarrja ka çuar në shumë vdekje dhe gjithashtu për fenomenin e tmerrshme të djemve adoleshente që marrin përgjegjësinë për vrasjet në mungesë të etërve ose xhaxhallarëve të tyre. Këto adoleshentë janë të mbyllur as në shtëpi për shkak të frikës nga hakmarrja – ata nuk mund të shkojnë në shkollë apo punë dhe shumë përfundojnë duke u ndeshur me depresion”, citon Financial Times.

“Kur familjet janë të ngatërruara në gjakmarrje, unë shkoj në familjen e viktimës në përpjekje për të zbutur çdo lloj hakmarrje. Organizata që drejtoj quhet “Komiteti i Pajtimit Mbarëkombëtar në Shqipëri”. Ne jemi të gjithë vullnetarë dhe unë e konsideroj veten një misionar, jo një ndërmjetës. Unë nuk e gjykoj familjen por përkundrazi, unë përqendrohem për të paraqitur pasojat e marrjes  së hakut”, është shprehur Gjin Marku.

Më tej Marku i cili ka dhënë një panoramë të gjatë të këtij fenomeni, duke shtuar se: “Gjakmarrjet janë të përqendruara kryesisht në zonat veriore dhe më rurale të vendit, por që të ju jap një ide të shkallës, nga 140.000 raste ligjore aktualisht në sistemin federal të drejtësisë, rreth 30 për qind janë ato në të cilat drejtësia ka qenë e kërkuar sipas Kanunit. Unë kam kushërinjtë të cilët ishin të përfshirë në një gjakmarrje prej disa vitesh dhe familja e gruas sime ka duruar një grindje njëvjeçare që është zgjidhur përfundimisht”.

Kanuni dihet tashmë që ka në përmbajtje të tij rregulla të forta, dhe sipas Markut është shtrembëruar dhe manipuluar që nga rënia e komunizmit. Shumë njerëz përdorin Kanunin për të justifikuar dhunën, por ata nuk kanë njohuri për ligjet.

Zgjidhja e kanunit sipas tij është bashkimi i historianëve dhe studiueseve me gjeneratat e vjetra që kanë shkruar një version të këtij Kanunit. Ajo do të marrë tre vjet pune intensive, por është e nevojshme për të edukuar gjeneratat e reja.

Përshtati: Redjon Shtylla

SHKARKO APP