France Football: Taktika, pika e fortë e Shqipërisë

Në analizën e oponentëve me të ciët do të përballet përfaqësuesja e tyre në grupin A të Kampionatit Europian “Francë 2016”, revista sportive me famë botërore, “France Football” është ndalur në vlerësimin maksimal të Kombëtares Kuqezi, si një kundërshtar aspak të panjohur për gjelat, të cilët u ndeshën dy herë gjatë eliminatoreve për në “Euro 2016”.

“Data 13 qershor do të mbahet mend si dita kur francezët thyen dhëmbët në Shqipëri teksa u mundën me rezultatin 1-0. Giroud, Lacazette, Griezmann, Fekir, Ntep dhe Valbuena rezultuan të paaftë për të ndryshuar fatin e asaj ndeshje, sikurse nuk mundën as Serbia, Portugalia dhe Danimarka në grupin I, në të cilin Shqipëria u rendit e dyta me katërmbëdhjetë pikë”, citon revista franceze.

Kualifikimi i Shqipërisë erdhi në sajë kryesisht të papërshkueshmerisë së saj: vetëm pesë gola të pësuar në dhjetë ndeshje. Vendosja e katër mbrojtësve ishte një standart i pagabueshëm. Gjithmonë të përqendruar dhe në mënyrë të vazhdueshme zbatues të skemës, teksa vendosja e katërshes tjetër në rrjeshtin e dytë, kompenson dhe mbulon të gjitha hapësirat. Vështirë për të gjetur një krisje. E gjithë kjo nuk çudit, kur mëson se kanë një trajner italian. Po, që nga viti 2011, emri i trajnerit është zyrtar Gianni De Biasi”, përfundon “France Football”./ Telesport

SHKARKO APP