Gent Strazimiri thirrje për dhunë: Ngrehuni dhe bjeruni
Deputeti i PD Gent Strazimiri shkruan se një militant i tyre që u ndalua nga policia për trazirat e djeshme, është dhunuar nga policia bashkë me brindërit.
Për këtë arsye, ai kërkon nga militantët e PD-së që të ngrihen në këmbë dhe t’i bien qeverisë.
“Fatmira e Ibrahim Kuka, prindërit e Andi Kukës, të rrahur shtazërisht nga policia në orët e vona të natës së mbrëmshme në shtëpinë e tyre në sy të fëmijëve të mitur! Familje e përbërë prej 9 personash (3 prej të cilëve invalidë) pa asnjë të ardhur!
Pse? Sepse "keni dalë kundër qeverisë në protestë"!
Deputetët e opozitës, avokatët nuk lejohen të takojnë të ndaluarit me sa duket për shkak të shenjave evidente të dhunës!
Fashizmi i në veprim! Ky nuk është shtet! Ky tashmë është një REGJIM që duhet shporrur, jo dialoguar!
#ngrehunidhebjeruni”, shkruan deputeti demokrat.