Gjoba kompanive për mbetjet spitalore

Prej disa javësh Inspektoriati Shtetëror i Mjedisit dhe Pyjeve ka nisur ushtrimin e kontrolleve rang vendi për  trajtimin dhe përpunimin e mbetjeve spitalore

Inspektoriati ka përfunduar kontrollin e ushtruar në Qarkun Korçë, ku ka rezultuar një situatë e rëndë dhe shkelje flagrante të detyrimeve ligjore dhe çdo norme mjedisore për menaxhimin e mbetjeve spitalore nga ana e spitalit rajonal Korçë dhe kompanisë së kontraktuar për trajtimin deri në asgjësimin e këtyre mbetjeve.

Bazuar në ligjin 10463 neni 52, datë 22.03.2011 “Për menaxhimin e integruar të mbetjeve” spitali rajonal i Korçës për kundravajte administrative është gjobitur në masën 1.500.000 lekë të reja, për moszbatim të rregullores për administrimin e mbetjeve sptitalore.

Bazuar në ligjin 10463, neni 44, datë 22.03.2011 “Për menaxhimin e integruar të mbetjeve” kompania e liçensuar nga spitali rajonal korcë për përpunimin e trajtimin e mbetjeve spitalore është gjobitur me masën 1.500.000 lekë të reja, pas konstatimit se kompania ka pasur mbetje të papërpunuara. Nga ana Inspektoriatit është proçeduar gjithashtu me kallëzim pranë organeve të drejtësisë për administratorin e kompanisë.

Kreu i ISHMP-së z.Ergys Agasi shprehet se ISHMP do të ushtrojë të gjitha kompetencat e saj ligjore, në sigurimin e një mjedisi të pastër dhe të shëndetshëm për qytetarët shqiptarë, si dhe do të penalizojë me ndërshkime maksimale të gjithë ato institucione, subjekte apo individë pa asnjë tolerancë që do të ushtrojnë aktivitet në kundravajtje me ligjet dhe normat mjedisore dhe vënë në rrezik shëndetin e qytetarëve.

ISHMP vijon kontrollin dhe inspektimin  për situatën në qarqet e tjera të vendit pwr administrimin dhe menaxhimin e mbetjeve spitalore.

SHKARKO APP