Harito: Sportelet e shërbimeve publike, tani si nëpër banka

 

Qeveria shqiptare ka nisur tashmë të aplikojë një model të ri në ofrimin e shërbimeve publike, duke huazuar eksperiencën e shërbimit privat.

Ndërsa prezantoi projektin e reformimit të shërbimeve publike, ministrja e Inovacionit Milena Harito tha se synimi është adaptimi i një modeli shërbimesh modern sipas parimit të “Kujdesit ndaj Klientit”, që aplikohet sot nga shumë kompani.

Aktualisht janë indentifikuar rreth 1400 shërbime që ofrohen në institucionet shqiptare, të cilat do të bëhen pjesë e kësaj reforme, me qëllim shkurtimim e afateve, kostove e burokracisë. Projekti ka nisur të zbatohet në kryeqytet me zyrat e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme ku ka edhe fluksin më të madh të kërkesave të qytetarëve, për t’u shtrirë më pas në të gjithë territorin e vendit.

Përtej efektit pozitiv që mund të ketë kjo mënyrë e re e të ofruarit të shërbimeve publike, një synim tjetër i reformës është edhe shmangia e korrupsionit përmes shmangies së kontaktit të drejtëpërdrejtë te qytetarit dhe zyrtarit. Projekti parashikon gjithashtu edhe krijimin e një mekanizmi vlerësimi ku qytetarët do të mund të japin mendimin e tyre për cilësinë e shërbimit që iu është ofruar. I gjithë projekti për modernizimin e shërbimeve publike verësohet se ka kosto që arrin në rreth 30 milion dollarë.

SHKARKO APP