Horror në Dibër, babai godet me sëpatë fëmijën 3-vjeçar

Një ngjarje tragjike ka ndodhur ditën e sotme në fshatin Topojan- Bulqizë, në rrethin e Dibërs, ku një fëmijë 3-vjeçar është goditur me sopatë në kokë.

Rreth orës 13:30 në Urgjencën e Spitalit të Peshkopisë se është paraqitur me dëmtime të rënda në kokë, fëmija me inicialet M.Ç 3 vjeç.

Nga hetimet paraprake të kryera nga policia rezulton se babai i fëmijës së dëmtuar, duke prerë dru në mënyrë aksidentale ka lënduar fëmijën e tij.

Fëmija po transportohet me helikopter në spitalin e Traumës në Tiranë./tvklan.al

SHKARKO APP