Lirohet nga burgu reperi Noizy, zbulohet shuma që ka lënë si garanci pasurore

Reperi Rigels Rajku, i njohur si “Noizy” është liruar nga burgu pasi dha një garanci prej 5 milionë Lekësh (të reja).

Lirimi i tij është bërë nga Gjykata e Durrësit pasi ka kompetencën për vendim duke qenë se Noizy është aty banor rezident.

Kujtojmë se reperi i njohur u ndalua në Kune të Shëngjinit teksa po shkonte për të kënduar në një klub nate. Prangosja e tij u bë për shkak të një urdhër-arresti të lëshuar nga policia e Kosovës.

Përpara arrestimit, reperi bëri edhe një reagim në rrjetet sociale lidhur me ngjarjen që akuzohet. Ai pretendoi se nuk ka lidhje më këtë ngjarje dhe se nuk ishte arratisur.

Noizy u shpreh i gatshëm për të bashkëpunuar me organet e drejtësisë pasi e cilësoi veten “viktimë të kallëzimit të rremë”.

SHKARKO APP