Lulzim Basha për gjobën 163 milionë lekë tha: Do i çoj Ramës kastravec 163 cm!

 

Lulzim Basha është përgjigjur me ironi për masat e urdheruara nga kryeministri Rama ndaj bashkisë për ta gjobitur me 163 milion lekë. Ndërsa ka vazhduar për të lavderuar protestuesit ai tha:

“Mirënjohje e pakufishme për qindra mijëra shqiptarë, të rinj e të reja, nga jugu e veriu, që iu bashkuan thirrjes sonë për ta kthyer 8 dhjetorin, 25-vjetorin e shembjes së komunizmit, jo vetëm ditë feste e përkujtimi, por edhe ditë marshimi e vendosmërie për të marrë në duart tona fatin e vendit nga tirania e dytë që e kërcënon, tirania e krimit dhe e arrogancës”, tha Basha në daljen para medias.

“Vërshimi i shqiptarëve në sheshin Skënderbej dhe bulevardin “Dëshmorët e Kombit” ishte mesazhi më i qartë i mbështetjes për Partinë Demokratike dhe opozitën, si dhe për kërkesën tonë, ose më mirë, kërkesën që koha ka shtruar, për të tejkaluar krizën e rëndë ekonomike, shoqërore, psikologjike, për largimin e qeverisë Rama-Meta dhe krijimin e një qeverie teknike për organizimin e zgjedhjeve të ardhshme parlamentare”, tha Basha.

I pyetur nga gazetarët për gjobën e vendosur nga Veliaj, pasi doli në një konferencë për shtyp, Basha u përgjigj: “Do i çoj një kastravec të gjatë 163 milimetra”, tha Basha, që duket se pas protestës së djeshme është trimëruar.

Lexoni lajme të tjera në "Koha Jonë" për protesten e PD:

Veliaj: 163 milionë lekë gjobë PD për protestën

Policia heton Eno Bozdon, 5 arrestohen, 2 në kërkim 

Dush i ftohtë nga SHBA për Lulzim Bashën

RD-ja i drejtohet Ramës: Nuk ke parë gjë akoma!

Në protestë munguan Topalli dhe Selami

Basha: Qeveri teknike. Rama: Banditët e PD 

Nisin hetimet për djegien e bunkerit

Protestuesit "pushtojnë" bunkerin

Goditet me vezë Kryeministria

Foto nga protesta e PD-së

SHKARKO APP