Vr@tet Hamza Lici, rëndë Arlind Bushati. Viktimë edhe një kalimtare e pafajshme
Një masakër ka ndodhur në Shkodër, ku të vrarë janë 2 persona. Njëri prej tyre është vëllai i Ibrahim Licit, Hamza Lici dhe e gjitha ka ndodhur pas një shkëmbimi me armë zjarri mes dy grupeve kriminale. Viktima e parë është vëllai i Ibrahim Licit, Hamza Lici dhe një kalimtare e pafajshme ndërsa është plagosur rëndë Arlind Bushati. Ngjarja e rëndë ka ndodhur të ”5 Heronjtë” në zonën e Dobraçit.
Mes të plagosurve është edhe Arlin Bushati, i biri i Xhemal Bushatit pjesë e grupit Basha që më zgjedhjet e pjesshme të 6 marsit 2022, kandidoi për bashkinë e Shkodrës. Arlind Bushati, 32 vjeç pak ditë më parë denoncoi në polici se është kërcënuar me armë zjarri në pedonalen e Shkodrës. Ngjarja ndodhi në mbrëmjen e 10 tetorit, ku sipas denoncimit të 32 vjeçarit në polici, dy persona të paidentifikuar i kanë drejtuar armën në afërsi të një lokali në pedonalen e Shkodrës.
Dy automjete dyshohet se kanë zënë në pritë Hamza Licin, vëllanë e Ibrahim Licit, një personazh i njohur në botën e krimit. Mes dy grupeve pati shkëmbim zjarri, ndërsa Lici nuk mundi t’u mbijetojë plagëve. Lici ka qenë duke lëvizur me një mjet S Class me targa kroate. Më pas autorët janë larguar nga vendi i ngjarjes, ndërsa i plagosur ka mbetur edhe Arlind Bushati, djali i Xhemal Bushatit, ish kandidati i PD-së për kryetar të bashkisë së Shkodrës.
Persona ende të paidentifikuar kanë qëlluar drejt makinës me targa kroate ku udhëtonin Arlind Bushati dhe Hamza Lici. Pas të shtënave automjeti ku lëvizinin Lici e Bushati kanë humbur kontrollin duke përplasur çiftin e bashkëshortëve të cilët udhëtonin me motor dhe me një mur rrethues të një banese. Gruaja ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes ndërsa është në gjëndje të rëndë për jetën në spitalin e Shkodrës.
Kreu i grupit parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi ka reaguar për atentatin në Shkodër, ku akuzon Ramën. ”Në Shkodër, në mes të qytetit, ndodh një atentat mafioz me disa të vrarë dhe disa të plagosur, ngjarje që nëse Policia do ishte e fokusuar në punën e saj mund dhe duhet të ishte parandaluar. Policia e Shtetit është e zënë me përndjekjen politike të çdo kundërshtari të Edi Ramës, deri në absurditetin e “arrestimit” edhe të makinave. Është një akt kriminal nxjerrja e Policisë së Shtetit jashtë funksioni! Kjo sjell cenim të sigurisë publike dhe akte si kjo e sotmja. Policia që supozohet të luftojë krimin, është shndërruar në mbrojtëse e krimit dhe në vegël në dorën e tij për të goditur opozitën”,-shkruan Bardhi.