“Mein Kampf” nëpër shkolla? Gjermania përfshihet nga polemikat

 

Gjermania është kthyer në arenë debatesh ku opinion është ndarë në pro dhe kundër në lidhje me futjen ose jo në shkolla të librit “Mein Kampf” me autor Adolf Hitlerin.

Edicioni i ri kritik i “Mein Kampf”, manifesti i Adolf Hitlerit dhe i nazizmit, do të dalë në librari më 1 Janar 2016, por në Gjermani kanë shpërthyer që tani protestat.

Shoqata e mësuesëve gjrmanë është përplasur me komunitetin hebre dhe me kontestimin e këtij të fundit, lidhur me hipotezën se libri, mund të përdoret nëpër shkollat e mesme për të “vaksinuar” të rinjtë kundër virusit të ekstremizmit politik.

Mësuesit janë pro, ndërsa komuniteti hebre kundra.

SHKARKO APP