Ministri i Energjitikes Gjiknuri lajthit dhe nuk terhiqet

 
Dje ne parlament po diskutohej projekti per energjine ku nje nen i rendesishem ose me sakte thelbi i ligjit kishte te bente me sekuestrimin e shtepise se debitorit te OSHEE. Pra nese je debitor dhe nuk ke mundesi ta paguash atehere Shteti ta sekuestron shtepine! Kjo eshte nje gje e turpshme dhe antinjerezore dhe qe po insiston ministri Gjiknuri. Ne vend qe ministria e tij dhe posacerisht ministri te gjejne forma te tjera ligjore e me njerezore per ato qe nuk paguajne, i kane rene shkurt: te marrin shtepine ! Pse ministria e tij nuk ka perpiluar nje menyre tjeter ose te marre masat qe debitori qe kalon nje shume x ti nderpriten dritat me force e jo te lihet derisa te zhytet mire e mire deri ne fyt dhe me pas te shkohet e ti merret edhe shtepia! Pse nuk i nderpresin  dritat nese nuk paguan? Apo pertojne te nisin specialistet e tyre qe te nderpresin dritat cilitdo qe nuk paguan, porse i bien me shkurt: I marrin shtepine!
Ky eshte nje veprim ligjor antinjerezor . Me mire parandaloje shkeljen e ligjit duke ia nderprere se sa i merr edhe shpirtin, pra shtepine.
 
 

Ministri i Energjisë Damian Gjiknuri duke mbrojtur ligjin për energjinë deklaroi sot se “Është fatkeqësi që për një ligj kaq të rëndësishëm me 110 nene, debati bëhet vetëm për një prej pikave të tij, atë që ka të bëjë me sekuestrimin e pronës për një debi mbi 3 milionë lekë”.

Gjiknuri deklaroi se kjo bëhet thjesht për të detyruar pronarët të jenë më të kujdesshëm dhe se ky nen nuk do të ndryshojë.

Ministri GjiknuriËshtë fatkeqësi që në një ligj kaq të rëndësishëm me 110 nene, katandiset debati vetëm në një çështje, e cila aktualisht është në Kodin e Procedurës Civile dhe nuk ka ndonjë gjë të re. Fatura e energjisë është titull ekzekutiv dhe titujt ekzekutiv kanë mënyra se si ekzekutohen, përfshirë edhe vendosja e barrës hipotekore. Ky ligj, parashikon thjeshtimin e një hallke që nuk e përjashton rishikimin gjyqësor, as nuk i përjashton procedurat përmbarimore. Ju e dini shumë mirë se fatura si titull ekzekutiv është vendosur shumë vite më parë, nuk është vendosur tani. Ka qenë titull ekzekutiv dhe do të jetë. Megjithatë, për sqarim të publikut dua tu them se ka një element që është shumë interesant: po flitet për siguri prone, prona do të jetë e pastër. Që prona të jetë e pastër duhet të jetë e shlyer nga të gjitha detyrimet. Çfarë ndodh sot? Ka shumë konsumatorë të cilët marrin një pronë dhe e kanë me detyrime të mëdha nga të tjerët, detyrime nga mospagesa e energjisë dhe aktualisht kanë problem për lidhjen e energjisë. Dikush duhet ta paguaj këtë. Ky lloj parashikimi, për mendimin tim do të sjellë një normim më të mirë edhe në tregun e pasurive të patundshme, pasi do të detyrojë pronarët të jenë më të kujdesshëm me pronën e tyre. Kur duan të shesin pronën, ta kenë të pastër dhe ti kenë shlyer të gjitha detyrimet. Nuk është normale që do të marrësh para nga prona e shitur, por nuk do të paguash detyrimet që ke ndaj utiliteteve siç është energjia elektrike. E thënë thjesht, dhe për ta bërë të qartë, kjo procedurë bën fjalë për vlera 300 mijë lekë të reja që ramë dakord dhe është një procedurë të cilën e ka Kodi Procedurës Civile. Ka vetëm një ndryshim që sjell ky ligj, që operatori mund ta kërkojë vetë vendosjen e barrës, pastaj ekzekutimi, çdo gjë tjetër bëhet sipas procedurave që janë në Kodin e Procedurës Civile. Kjo çështje është tani në parlament dhe është duke u diskutuar. Shpresoj që ky ligj të kalojë. Thelbi i këtij ligji nuk është ky nen. Ligji krijon platformën e duhur për të implementuar të gjithë ato reforma aq të rëndësishme në sektorin e energjisë dhe për vendin tonë.”

SHKARKO APP