Misteri, si dhe pse u zhduk Indrit Fortuzi?

 

Prej dy ditësh në media qarkullojnë lajme për ishfutbollistin e njohur të Tiranës dhe Kombëtares, Indrit Fortuzi. Ai është “zhdukur” në mënyrë misterioze, bashkë me të shoqen dhe fëmijët. Raportohet se ata janë larguar para një jave nga Shqipëria.

Bashkëshortja e Fortuzit, Junida Fortuzi, është akuzuar nga një 20­vjeçar, se i ka shitur katër bileta false për në Gjermani, për shumën e 1200 eurove. Ajo ka një agjenci turistike në qendër të Tiranës.

Sipas disa mediave, kjo është arsyeja që Fortuzi dhe e shoqja janë larguar nga Shqipëria. Por, disa media të tjera shkruajnë se situata është më dramatike. Ato shkruajnë se Fortuzi ka hyrë në një spirale borxhesh në shuma të mëdha, pasi luante bixhoz. Dhe, për këtë arsye dyshohet se e shoqja ka mashtruar të riun duke i marrë 1200 euro, për t’u larguar nga Shqipëria. Por, për momentin nuk ka ende asnjë konfirmim zyrtar të kësaj çështje.

Indrit Fortuzi ka qenë një nga futbollistët më të mirë shqiptarë gjatë këtyre dekadave të fundit. Ai ishte përfshirë së fundmi edhe në politikë, teksa ka drejtuar një minibashki.

SHKARKO APP