Naço:Ligji i ri do të trondisë gjyqësorin dhe politikën. Do të ketë arrestime të tjera

 

Ligji i ri antimafia do të tronditë sistemin gjyqësor në Shqipëri dhe politikën. Kjo ishte deklarata e Ministrit të Drejtësisë, Nasip Naço, në një intervistë për televizionin Tema. Naço tha se rastet e dy gjyqtarëve të arrestuar nuk do të jenë të fundit, por do të pasohen edhe me shumë të tjerë.

 

Në këto 25 vjet ne jemi në një fazë të tillë, ajo që ju thatë se kemi bërë hapa përpara në reformën në drejtësi. Por nuk duket se ka një produkt cilësor në drejtim të reformës në drejtësi. Ligji nuk është i barabartë për të gjithë qytetarët në Shqipëri. Ligji nuk është i barabartë për shtetarët dhe qytetarët, ka shumë prova për këtë. Ku janë bërë këto ndryshime cilësore sipas jush zoti Ministër?

Unë besoj që sistemi jonë gjyqësor ka problematikën e vet. Do të thosha që fytyra e Gjyqësorit është KLD, ku dhe unë si Ministër i Drejtësisë jam pjesë e këtij këshilli. Do doja të tregoja qartë se ky Këshill mban përgjëgjësinë e vet në të gjithë gjendjen e sistemit gjyqësor bëhet fjalë për gjykatat e shkallës së parë dhe gjykatat e apelit. Nëse ky këshill do të tregojë efiçencë dhe integritet sigurisht që gjërat do përmirësosheshin edhe më mirë seç janë. Në përfundim të kësaj reforme ne nuk do të kërkojmë të ndryshojmë zemrat e këtyre gjyqtarëve dhe prokurorëve por zakonet e këqia që edhe ata të hyjnë në një traditë të vendeve të BE-së. Në ditën e drejtësisë kam kërkuar dhe është një nga objektivat e Ministrisë së Drejtësisë që ne të zgjedhim Gjyqtarin e vitit, jo vetëm 1 por 10 ose më shumë. E them këtë se eksperienca më e mirë e vendeve të tjera tregon qartë se çdo vit evidentohen gjyqtarët më të mirë. Këta nuk dalin nga humori i Ministrit të Drejtësisë apo Presidentit por ka një sistem vlerësimi, një sistem vlerash qoftë nga vetë gjyqtarët qoftë nga mediat, për të evidentuar gjyqtarin më të mirë. Objektivisht në të gjitha vendet e BE ku kam vizituar dhe kemi shkëmbyer eksperiencat dallohesh qartë puna e bëra për të evidentuar gjyqtarët më të mirë, për ti ndarë nga pjesa tjetër e sistemit. Një nga rastet që unë kam lançuar, ku disa qytetarët të europës juglindore, në një nga shtetet BE-së kërkonin që avokatit përveç pjesës së vet të tarifiës, ti jepnin dhe një tarifë shtesë që të blinin dhe gjyqtarin. Por kur avokati me qetësi i’u ka thënë se në këtë vend nuk mund ta blesh gjyqtarin, atëherë ata i kanë kërkuar që të gjejë ndonjë politikan për të fituar gjyqin, por avokati ju thotë sërish se në këtë vende askush dhe as Presidenti i Republikës nuk mund të blejë gjyqtarin dhe të ndryshojë veprimin. Duke mos e bërë këtë ata e fituan gjyqin dhe as vetë nuk e besonin, sepse në vendin e tyre ndodhte ndryshe, siç ndodh dhe në Shqipëri, ku askush nuk e beson se këtu ka Drejtësi. Kjo është çështje perceptimi, ne kemi me dhjetra gjyqtarë profesionistë dhe me integritet, sigurisht që pjesa tjetër e mbulon dhe krijohet ai perceptimi se këtu të gjithë gjyqtarët janë të korruptuar. Nëse ne arrijmë tek ky objektiv që gjyqtari të mos blihet dhe të mos ndikohet nga politika qoftë dhe Presidenti i Republikës, kemi bërë më të mirën për këtë vend. Ne jemi një vend që nuk dallohemi për ekonomi, por nëse bëjmë reformat e duhura nëse zgjedhim gjyqtarët e mirë, sigurisht ne mund të jemi lider në rajon, për sa i përket sistemit të drejtësisë dhe gjyqtarëve të ndershëm që mund të ketë vendi ynë.

Pa vënë në dyshim faktin se në Shqipëri mund të ketë gjyqtarë të mire, por referuar përfundimeve të disa çështjeve të bujshme, ku politikanët janë liruar për çfarë do lloj akuze që është bërë ndaj tyre. Ndërkohë që ka qytetarë që janë në burg, ndoshta me të drejtë. Por pse nuk mund të jetë njësoj për të gjithë?

 

Unë mendoj se ne kemi shkollën e Magjistraturës, dhe është një histori suksesi tek ne, ku nga viti 2000 janë mbi 150 gjyqtarë që kanë mbaruar këtë shkollë dhe janë futur në sistemin e drejtësisë, por edhe kaq prokurorë, të cilët janë alternuar me brezin tjetër, eksperiencë që është brenda në sistem. Them që kjo është një bazë e shëndoshë që ne do ecim përpara dhe do të kemi një sistem juridik të konsoliduar. Problemi i dytë që ju shtroni se ka pabarazi në zbatimin e ligjit midis një qytetari të thjeshtë dhe një politikani. Unë besoj se është pjesërisht e vërtetë. Ne shikojmë klasën politike duke përgojuar njëri tjetrin, për shkak të fushatës elektorale dhe perceprimi i publikut është mjaft i madh ndaj klasës politike dhe duke se në çdo rast ligji zbatohet vetëm për më të dobtin. Thashë për shkak të një lufte të pandershme politike që bëhet në vendin tonë kanë krijuar perceptimin se ata janë të pandëshkueshëm. Ne rastet e dënimit të politikanëve i kemi parë, rastet e dënimit të gjyqtarëve i kemi parë. Vetëm gjatë dy javëve të fundit kemi dy gjyqtarë të arrestuar për korrupsion. Pra ndryshin i vitit të kaluar i kompetencës lëndore, që rastet e korrupsionit të zyrtarëve të lartë do hetoheshin dhe gjykoheshin vetëm nga Prokuroria e Krimeve të Rënda ka filluar të japë efektet e veta. Sepse nuk mund të ndodhte që një prokurori tjetër të hetonte kolegun e vet për shkak edhe të njohjeve. Kemi një prokurori të krimeve të rënda që i ushtron kompetencat në të gjithë territorin, prandaj kemi gjyqtarë edhe në Sarandë, Pukë, Pogradec, Laç. Edhe ngjarja e pakëndëshme që ka qenë para dy ditësh në Vlorë ku kishte të bënte sërish me Gjyqësorin. Ndryshimi i ligjit antimafia ka bërë të mundur që ne ti japim mekanizmat e nevojshme që ky sistem të funksionojë, por unë nuk mendoj se kjo është zgjidhja e plotë, ka qenë zgjidhje e pjesëshme. Zgjidhja e plotë do të jepet me përfundimin e reformës në sistemin e drejtësisë. Që do të thotë  reformim të kopetencave të Presidentit të Republikës, të Gjykatës së Lartë, të Ministrit të Drejtësisë, të KLD-së, të Zyrës së Prokurorit të Përgjithshëm, të Konferencës Gjyqësore Kombëtare.

Folët për tre ose 4 raste të procedimit ndaj gjyqtarëve. Cilat janë hapat që do të merrni për të ndaluar korrupsionin që në majën e Piramidës.Çfarë parasheh për këtë Reforma në Drejtësi?

Unë besoj që ndryshimi i ligjit vitin e kaluar ka qenë një ndryshim i domosdoshëm për të bërë të mundur që të funksionoj prokuroria dhe gjyakata. Ndryshimi prapë në kodin e procedurës penale ku në nenin 52 të ligjit, ku mundet që për rastet e korrupsionit drejtësia të ketë bashkëpunëtorë, por që dhe vetë ata të mos kenë probleme me drejtësinë, në rast se bashkëpunojnë dhe hedhin dritë mbi rastet e korrupsionit ku janë të përfshirë gjyqtarë apo politikanë. Pra ajo bazë ligjore është krijuar. Ndryshimet e bërë në ligjin antimafia, kuptojnë që nëse një gjyqtari i verifikohet pasuria, ose dhe të afërmëve të tij, është një rast për të treguar se ligji është mjaft i ashpër. Ne jemi në rrugën e duhur, në rastet e fundit kemi një ndërgjegjësim nga gjyqtarët dhe prokurorët për të zbatuar ligjin njëlloj për të gjithë. Por besoj se në fund është vetë shoqëria që duhet të reagojë. E them këtë pasi vitin e kaluar Ministria e Drejtësisë lançoi në portalin “Stop Korrupsionit në Drejtësi”, ku u bënte thirrje gjithë qytetarëve që të mos rrinin indiferentë ndaj korrupsionit por të reagonin. Atë nismë që pati Ministria e Drejtësisë është e unifikuar në të gjithë qeverinë, ka portal antikorrupsion të përqendruar për të gjitha sferat e shoqërisë. Të gjitha informacionet që vijnë ju shpein të gjitha institucioneve përkatëse dhe ligjore. Mund të them se rasti i Sarandës ka ardhur në këtë mënyrë, ku unë ja kam dërguar Prokurorisë së Përgjithshem, të cilët kanë bërë hetime dhe dihet rasti dhe ecuria. Pra kërkohet që përveç struktuarave ligjore dhe një reagim i gjithë shoqërisë për ta luftuar korrupsionin në çdo sferë. Por edhe duke e dekurajuar përmes masave ligjore, siç është dhe konfiskimi i pasurisë. Që do të thotë, nuk është prokuroria nesër në rastin e hetimit të këtij zyrtari, por është ai që do të shkojë para prokurorisë dhe të japë shpjegime me laps dhe letër për pasurinë e tij. Unë do të doja të falenderoja ILDKP-në e cila ka nxjerrë lakuriq brenda pak muajve një pjesë të gjyqtarëve për pasurinë e tyre të pajustifikuar e cila arrin në miliona euro. I ka nxjerrë lakuriq jo vetëm para Ministrit të Drejtësisë por edhe para ndërkombëtarëve, për të bërë të mundur duke i thënë se kjo pasur është e pajustifikuar, duhet ti justifikoni ndryshe do të largoheni nga sistemi. Besoj se të gjitha ato aktorë dhe faktorë punojnë në drejtimin e duhur, ne shumë shpejt do ta kapim kohën e humbur dhe të jemi njëlloj me vende e tjera të rajonit, ose dhe më mirë se ata.

 

Meqenëse jemi tek vendet e rajonit. Kemi një përvojë shumë interesante dhe të veçantë të Kroacisë. Kroacia e nisi nga maja, arrestimin, në krye të piramidës së shtetit. Pse nuk ndodh në Shqipëri, kemi një sërë akuzash nga mazhoranca juaj, dje opozitë, ndaj krerëve më të lartë të shtetit shqiptar? Nuk ka asnjë proces që të bën të shpresosh që do të shkoojnë para ligjit ata që sipas mazhorancës tuaj qeverisëse, kanë bërë korrupsion gjatë 8 viteve qeverisëse. Në të kundërt mazhoranca juaj duhet të kërkojë ndjesë publike se akuzat ishin gënjeshtra?

Unë personalisht nuk bëjë deklarata të kësaj natyre, që të jem peng i këtyre deklaratave nesër. Di t’i ndaj fletë-rrufetë që bëjnë politikanët në drejtim të njëri-tjetrit nga lufta politike apo dhe nga lufta reale për të luftuar korrupsionin. Korrupsionin nuk e luftojnë politikanët, por institucionet e pavarura dhe të specializuara, të cilat e kanë për detyrë 24 orë në ditë të zbatojnë ligjin. Nëse kemi raste të peshqëve të vegjël që thoni ju, unë besoj se kanë qenë ndoshta më e lehtë për tu marrë, sepse edhe këto institucione të pavarura nuk janë të pregatitura në atë shkallë dhe të tregojnë integritet dhe ligjin ta zbatojnë për të gjithë njëlloj. Besoj që ngjarjet e fundit na bëjnë të besojmë se diçka ka ndryshuar, por pozitive do të thoja që të gjithë qytetarët janë të barabartë para ligjit. Unë edhe e thashë por mbase nuk ëhstë kuptuar mirë edhe nga pjesa tjetër e politikës, se nëse ne aplikojmë ligjin antimafia, ka jo një por shumë politikanë të cilët kanë pasur të pajustifikuara dhe kjo kërkon një bashkërendim të institucioneve të specializuara për të zbatuar ligjin antimafia në sekuestrimin e pasurive të atyre politikanëve të cilët besohet se pasurinë e tyre e kanë vënë për shkak të korrupsionit. Nëse neve bëjmë këtë atëhere ne shumë shpejt ne do të jemi një nga vendet në rajon që do të tregojë integritet dhe gatishmëri për të luftuar korrupsion në çdo nivel që ai paraqitet.

Nëse ne e themi do e bëjmë është tjetër gjë, dhe a do bëhet gjë tjetër. Kemi përvojën e deritanishme me disa gjyqtarë.ILDKP kishte konstatuar pasuri të pajustifikuar ose mosdeklarim pasurish por ka mbetur vetëm në këtë pikë. Çështja ndaj kësaj kategorie gjyqtarësh është pushuar?

Çështje mendaliteti, çështje përgjegjësie dhe integriteti e KLD-së. Kanë qenë disa raste të evidentuara nga ILDKP të bëra prezente në mbledhjen e KLD-së dhe nga una si Ministër i Drejtësisë, por siç thashë se për shkak të integritetit të treguar nga KLD jemi në këtë gjendje që jemi sot. Por kjo ska të bëjë me sistemin por me nivelin e anëtarëve të KLD-së, të cilët mendonin se po të ikte i pari do ikte i dyti dhe kështu me radhë. Unë besoj që në këtë drejtim ne kemi hedhur hapa para, ishin po këta anëtarë që deri para tre muajsh nuk votonin tani po votojnë për rastet e evidentuara të korrupsionit të gjyqtarëve. Në këtë drejtim do thosha që askush nuk është mbi ligjin, do ta kuptoni shumë shpejt se kjo rrugë që ne po vazhdojmë jo vetëm me deklarata po duke zbatuar ligjin do nxjerrim lakuriq disa gjyqtarë që ju i cituat më sipër.

Ka ndodhur që ata janë veshur shumë shpejt me imunitet?

Unë besoj se në perceptimin e njerëzve dhe pasuria e tyre nuk ka për të kaluar kaq kollaj. Është një moment rezistence i tyre ndaj reformave, është një moment bashkëpunimi për të penguar reformimin e drejtësisë, por unë besoj se nuk kanë për të dalë mbi vullnetin e mazhorancës, mbi ata që është më kryesorja perciptimi i publikut për këta persona. Të jeni të bindur se nëse shoqëria civile mediat protestojnë ndaj një rati të tillë sistemi do të reformohet sa më shpejt. Por nëse kami raste sporadike që disa e sulmojnë disa e mbrojnë do të kemi luftë politike dhe nuk do të marim rezultatet që ne presim. Përfitoj nga rasti për tu thënë juve dhe kolegëve tuaj se nëse media denoncon raste e korrupsionit të sistemit gjyqësor të jeni të bindur që gjërat do të shkojnë në vendin e duhur. Kemi një ose dy raste që mediat kanë denoncuar dhe këta anëtarë të KLD përballë opinonit të medias struken dhe mbledhjet i bëjnë me dyer të mbyllura. Në dy moment të përgjigjeve tuaja spikat një tendencë e cila në mos e kam kuptuar gabim ka të bëjë me përpjekjen për të ndryshuar njerzit që përbëjnë sistemine drejtësisë, ku përtfshihet edhe KLD ndaj të cilës ju keni shumë kritika. Ju po përpiqeni të ndryshoni ata, pra jeni duke u përpjekur tiu thoni se nuk është mirë të bësh korrupsion dhe ju vërtet besoni se ata do të ndryshojnë mendim.

A ka dështuar përpjekja tjetër për ti zëvëndësuar me të tjerë që mund të jenë krejtësisht të pastër të pakompromentuar pasi ju thatë se ka të tillë në sistemine drejtësisë?

Ne bëmë disa ndryshime ligjore të cilat u quajtën sporadike por vumë disa kufizime për anëtarët e KLD-së të cilët të mos promovojnë veten e tyre gjatë detyrës apo dhe një vit mbas largimi. Ndryshimet e bëra dhe atë që ne presim përmes gjithë reformimit do bëjmë të mundur që individë të imlikuar të mos depërtojnë në nivelet më të larta të sistemit gjyqësor. Qoftë nëpërmjet sistemit të vlerësimit të gjyqtarëve, një sistem i lançuar dhe i kaluar në mbledhjen e qeverisë dhe është në Kuvend dhe shmë shpejt do të miratohet, i cili do të vendosë bazat e shëndosha për çdo gjyqtarë, i cili do të promovohet në detyrë dhe në karrierë. Është një sistem i përcaktuar nga ligji nga vetëvlerësimi, nga vlerësimi i kryetarëve të Gjykatave, nga KLD dhe nuk ngelet në dorë të një ose dy individëve të cilët do të mbajnë peng sistemin e drejtësisë. Nëse bëjmë këtë ne do të arrijmë pjesën më të mirë të përmirësimit të vetë sistemit. Ju me të drejtë aludoni dhe thoni se një pjesë po e bajnë peng sistemin e drejtësisë, por prandaj ka zgjedhje njëherë në 3-4 vjet, dhe zgjedhjet shumë shpejt janë në tetor ose nëntor, gati 5 anëtarëve të KLD-së, ju mbaron mandati.

Unë e thashë edhe njëherë ne nuk duam të ndryshojmë zemrat e gjyqtarëve por zakonet e këqia të tyre. Është debatuar gjatë për ndryshimet që i bëmë ligjit për Gjykatën e lartë, ku vendosëm një kriter për mesataren e notës 8. Pati reagime nga një pjesë e tyre, por ne ishim të vetëdijshëm dhe kjo mesatare e notës mund të ishte 9-të ose më lart, për të evidentuar elitën e sistemit gjyqësor. Nëse përzgjedhim një sistem të tillë, njerëzit që e deformojnë sistemin do të veçohen nga trupa e shëndoshë e sistemit gjyqësor. Nëse arrijmë të bëjmë këtë objektivin që i kemi vënë vetes tregon se jemi në rrugën e duhur se kemi dhe mbështetjen e partenrëve tanë ndërkombëtarë. Por gjatë punës së grupit këshillimor pranë Ministrisë së Drejtësisë për reformën në sistemin e drejtësisë janë konstatuar shifra të frikshme ryshfeti si përpjekje të gjyqëtarëve të niveleve të ndryshme për të bërë karrierë në sistemin e drejtësisë.

Është një punë shumë e rëndësishme, por cilët janë hapat që do të çojnë drejt reformimit të plotë të drejtësisë?

Së pari duhet të bëjmë një marrveshje bashkë. Duhet të kuptojmë që duhet të zbatojmë igjin kështu siç është dhe e dyta të mendojmë për reformimin e të gjithë sitemit të dejtësië. Në fjalën time dhe në qëndrimin që kam mbajtur si Ministër i Drejtësisë ripërsëris, se Presidenti i Republikës nuk duhet jetë nëkrye të KLD-së, kopetencat që ka ai sot duhet ti ketë kryetari i Gjykatës së Lartë. Kjo bën të mundur qëë edhe Gjykatë e Lartë të përfhshihet brenda sistemit gjyqësor. Duke bërë këtë ne shkëpusimi pjesën e politikës nga emrëmimet që bëhen në gjykatën e Lartë. Sigurisht se nëse përmirësojmë gjkykatën e lartë nëpërmjet evidentimit të gjyqtarëve më të mirë, kemi veçuar pjesën e politikës nga varësia që mund të kenë këta gjyqtarë. Me këtë lloj sistemi nuk ka fundkionuar siç duhet sistemi, ku këshilli i Prokurorisë funksionon si organ këshillimor. Dhe natyrisht kur ndodh që emërimet bëhen nga Presidenti i Republikës dhe Prokurorit të Përgjithshëm kemi këtë gjendje të prokurorisë. Nëse e lëmë në këtë gjendje që është edhe KLD-në, ku Presidenti është në krye të Këshillit por nuk merr përgjegjësinë e sistemit gjyqësor, sigurisht që edhe niveli i sistemit gjyqësor do të jetë këtu ku është. Prandaj edhe organi këshillimor që është pranë ministrisë së Drejtësisë, i përbërë nga ish prokurorë të përgjithshëm, ish kryetarë të gjykatës së lartë, avokatë, apo profesëorë të shkollës së Magjistraturës , në konsultimet që bëjmë kemi arritu në këtë konkluzion, që sistemi në këtë mënyrë nuk funksionon, dhe duhet ndryshuar edhe sistemi, duhen ndryshuar edhe personat të cilët nuk kanë integritet. Nuk mund të jeshë anëtar i gjykatës së lartë apo i çfarëdo gjykate tjetër po nuk pate integritet. Nëse nëpër këmbët e këtyre gjyqtarëve ka element të korrupsionit dhe vazhdopjnë të bëjnë karrierë pa patur frikë se do të ndëshkohen , unë besoj se rezultatet do të jenë një retorikë boshe. Sot për shkak të korrupsionit fitimi ëhstë më i madh por me reformat e bëra ne do ti dekurajojmë të gjitha rastet e korrupsionit,. Duke u thënë se rrëeziku do të jetë i madh dhe fitimi zero. Nëse ne aplikojmë ligjin antimafia për sekuestrim dhe konfiskim të pasurisë, të jeni të bindur se do të tronditet dhe klasa politike dhe sistemi gjyqësor, duke evidentuar në çdo rast pasurinë e tyre të pajustifikuar.

Kur pritet të nisë ligji antimafia?

Unë besoj se ligji ka nisur të aplikohet, gjyqtarët kanë nisur të trajnohen, sigurisht I përket shoqërisë civile të denoncojnë rate korruptive.

Kur pritet të kemi rezulate?

Mos prisni rezultate fikse, sepse unë nuk mund ta them me saktësi. Sigurisht raste kemi, pasi në dy javë kemi dy gjyqtarë të arrestuar. Kjo tregon qartë se mazhoranca shoqëria kanë identifikuar rastet korruptive tani po zbatohet ligji.

Zoti ministër kam parasysh një deklaratë para rreth një viti e gjysëm nga njëri prej drejtuesve të instituconeve ndërkombëtare që asistojnë sistemin e drejtësisë në Shqipëri. Ishte një deklaratë gati dëshpëruese e një drejtuesi të EURALIUS, i cili tha për mediat se sistemi i drejtësisë në Shqipëri do të reformohet vetëm kur brenda sistemit të ketë disa të penduar të cilët evidentojnë origjinën e problemit. Është fjala për një deklaratë të Joakim Urias ku drejtonte EURALIUS…?

Zotëria në fjalë ka qenë Përfaqësuesi i Euralius 3 për dy apo 3 vjet në Shqipëri, ku ka iniciuar gjithë reformën në sitemin e drejtësisë dhe në përfundim të mandatit të tij ka bërë deklarata të kësaj natyre. E ka pasur të gjithë mundësinë dhe përgjegjësinë për ti sugjeruar Ministrisë së Drejtësisë për të reformuar sistemin, nuk besoje se ka bërë më të mirën në atë kohë. Ndryshe nga misioni Euralius 3 Euralius 4 ndryshon si nata me ditën, pasi përbërje të këtij misioni ka profesionistë të vërtetë. Besoj se ne kemi gjyqtarë të ndershëm me integritet dhe prokurorë të ndershëm. Ndryshimnet ligjore që unë cilësova, sigurisht që janë një bazë e shëndoshë ndaj këtyre institucioneve. Është çështje ditësh ose javësh për të pritur dhe rezultate konkrete në luftën kundër korrupsionit.

Do të ketë arrestime? Presim lajme javët në vazhdim?

Kjo nuk është çështje lajmesh apo fushate, është një luftë e pandërprerë që do të bëhet ndaj fenomenit të korrupsionit. Është çështje e një pune të përditëshme e initucioneve.

Megjithë hapat që ju thoni se janë bërë, sa pengesë përbën mungesa e bashkëpunimit nga ana e opozitës në këtë proces?

Opozita e ka vendin e vet si pjesë e reformës në sistemin e drejtësisë. Është çështje e saj nëse do ta shfrytëzojë këtë të drejtë apo do të bëjë vetëm luftë politike, për ti lënë gjërat në këtë nivel që janë, për të thënë nesëër se kjo mazhorancë nuk mundi të reformojë sistemin e drejtësisë. Kjo mazhorancë është e konsoliduar për të bërë këtë reform, edhe pa opozitën, gjë që nuk është bërë sepse e kemi pritur me javë dhe me muaj të tërë. I bëjmë thirrje që të bëhet pjesë e këtyre reformave të ketë sa më shumë gjithpërfshirje. Fatkeqësisht opozita nuk mori pjesë as në reformën administrativo-territoriale, por ajo nuk mori pjesë sepse mendoi se mund ta bllokonte këtë proces, por siç e thashë kjo mazhorancë është e konsoliduar. Ju e dini që mbas 4 ditësh mbahen zgjedhjet dhe do kemi rezultat dhe për shkak të reformës territoriale. Unë kam falenderuar opozitën për miratimin e ligjin shumë e rëndësishmë për kodin e procedurave administrative. Përsëri i falenderoj për dhënien e konsensusit të një ligji kaq të rëndësishëm. Besoj se do të jenë dhe pjesë e reformës së sitemit të drejtësisë. Shqipëruia është e të gjithëve, nuk është vetëm e kryeministrit, por edhe e opozitës./ Tema- Intervistoi Luljeta Progni

SHKARKO APP