OSBE dhe BE: RTVSH në krizë

 

Shndërrimi i Radio Televizionit Shqiptar në një transmetues publik të qëndrueshëm, të pavarur e të përgjegjshëm; sfidat e dixhitalizimit; standardet profesionale të gazetarisë; liria e media; statusi social dhe kushtet e punës së gazetarëve në vend. u diskutuan sot në një Forum për Zhvillimin e Medias, të organizuar nga Prezenca e OSBE-së në Shqipëri.

Ambadori Florian Raunig tha se, për momentin, në Shqipëri, vihet re një disbalancë e theksuar ndërmjet stacioneve televizive private të avancuara, dhe transmetuesit publik kombëtar të margjinalizuar. Raunig theksoi se Prezenca e OSBE-së mbështet plotësisht anëtarët e Këshillit Drejtues të RTSH-së që të zgjedhin sa më shpejt dhe në mënyrë të pavarur drejtuesin më të lartë të transmetuesit publik kombëtar. “Ky është një parakusht për transformimin e RTSH-së në një transmetues publik vërtet të qëndrueshëm, të pavarur, llogaridhënës dhe cilësor”, tha ai. Duke folur për punësimin dhe pozitën sociale të gazetarëve, Raunig tha se shumë gazetarë mbeten pa mbrojtje, jo vetëm përballë punëdhënësve, por edhe përballë presionit dhe influencës së jashtme. “Kjo gjë ndikon për keq në standardet e përgjithshme profesionale dhe në pavarësinë editoriale. Për më tepër, mbart rrezikun e vetëcensurimit”, tha ai. “Përmirësimi i pozitave të medias në Shqipëri kërkon angazhim të qartë dhe të gjerë politik, por edhe angazhimin dhe aktivizimin e vetë gazetarëve dhe shoqërisë civile me profil mediatik. Për këtë arsye, nevojitet dialog profesional, si ky që parashikohet të zhvillojmë në këtë forum sot,” theksoi Raunig.

Shefja e Delegacionit të Bashkimit Evropian në Shqipëri, ambasadorja Romana Vlahutin, tha se liria e shprehjes është një tregues kyç i një shoqërie të lirë dhe një demokracie funksionuese. Ju jeni jashtëzakonisht të rëndësishëm – njohuritë tuaja, pavarësia juaj, integriteti juaj. Nuk është një betejë e lehtë, por ia vlen çdo përpjekje”, tha ajo. Vlahutin shoti se të drejtat dhe mirëqenia e gazetarëve duhet të jenë një pjesë qendrore e diskutimit tonë për median e lirë. “Nuk ka media të lirë pa gazetarë të lirë. Të lirë nga çdo lloj pushteti politik apo financiar, të lirë nga vetëcensurimi dhe të guximshëm në thënien e së vërtetës, çka shpesh shkon kundër grupeve të interesit dhe njerëzve të fuqishëm", tha ambasadorja Vlahutin.

TEMA

SHKARKO APP