Pengmarrja në Mali, Bushati: Mendimet tona janë me pengjet

Ministri i Punëve të Jashtme, Ditmir Bushati ka shprehur shqetësimin e tij lidhur me situatën e pengmarrjes në Mali.

Në një postim në rrjetin social Twiter, Bushati shkruan:  “Duke ndjekur me shqetësim të madh situatën në Mali. Mendimet tona janë me pengjet e mbajtura në hotelin në Bamako”, shkruan ministri Bushati.

Një grup terroristësh kanë mbajtur peng 170 persona, 140 klientë e 30 anëtarë të stafit në një hotel në Mali, teksa njoftohet se, forcat speciale të policisë së Malit kanë nisur sulmin në hotelin ”Radisson Blu” të Bamakos, duke bërë të mundur lirimin e dhjetëra personave.

SHKARKO APP