Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E mërkurë, 11 Nëntor 2026, 22:34 Marshim nacionalist në Varshavë: Polonia mobilizon policinë pas sulmit me gjashtë viktima Mijëra nacionalistë marshuan në Varshavë dhe Polonia mobilizoi policinë pas një sulmi që la gjashtë viktima, raporton Newsmax Balkans. Materiali përmban edhe zhvillime të…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta studentore
  • Kandidatura për Tiranën
  • Veliaj, Komisioni Hetimor
  • Reforma zgjedhore
  • Fermerët dhe specat
  • Greva në Spanjë
  • Ambasadori rus
  • Negociatat për Ukrainën
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta studentore
  • Kandidatura për Tiranën
  • Veliaj, Komisioni Hetimor
  • Reforma zgjedhore
  • Fermerët dhe specat
  • Greva në Spanjë
  • Ambasadori rus
  • Negociatat për Ukrainën
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Për Fitër Bajram, qeveria kalon në pronësi të KMSH dy sipërfaqe toke pa shpërblim. Ia heq policisë dhe MM

Aktualitet E martë, 9 Prill 2024 21:15
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Qeveria ”Rama 3” në prag të Fitër Bajramit, ka kaluar në pronësi të Komunitet Mysliman Shqiptar, dy sipërfaqe toke. Sipërfaqet e kaluara në pronësi të KMSH, janë një sipërfaqe prej 1 643.8 m2 dhe një tjetër prej 7 300 m2 në pronësi të Policisë së Shtetit dhe Ministrisë së Mbrojtjes.

Njoftim i vendimit të qeverisë:

V E N D I M PËR DISA NDRYSHIME DHE SHTESA NË VENDIMIN NR.704, DATË 21.8.2013, TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE, “PËR KALIMIN NË PRONËSI, PA SHPËRBLIM, KOMUNITETIT MYSLIMAN TË SHQIPËRISË PËR INSTITUCIONIN E ARSIMIT TË LARTË NË PRONËSI TË TIJ, TË SIPËRFAQES PREJ 7 300 M2, NGA TRUALLI I PRONËS NR.185, ME EMËRTIM “BATALIONI I VËZHGIMIT AJROR SAUK”, TIRANË, DHE TË SIPËRFAQES PREJ 2300 M2, PJESË E PASURISË NR.69/1, NË ZONËN KADASTRALE 3266, ME EMËRTIM “QENDRA E FORMIMIT POLICOR SAUK”, TIRANË, NË PËRGJEGJËSI ADMINISTRIMI TË MINISTRISË SË ARSIMIT DHE SHKENCËS, DHE PËR NJË NDRYSHIM NË VENDIMET E KËSHILLIT TË MINISTRAVE NR.768, DATË 14.11.2007, “PËR NDRYSHIMIN E PËRGJEGJËSISË SË ADMINISTRIMIT TË PRONËS NR.185, “BATALIONI I VËZHGIMIT AJROR” (ISH-REPARTI USHTARAK 3332) SAUK, TIRANË, NGA MINISTRIA E MBROJTJES TE MINISTRIA E ARSIMIT DHE SHKENCËS”, DHE NR.333, DATË 25.4.2013, “PËR NDRYSHIMIN E PËRGJEGJËSISË SË ADMINISTRIMIT TË NJË PJESE TRUALLI TË PRONËS “QENDRA E FORMIMIT POLICOR SAUK”, TIRANË, NGA MINISTRIA E BRENDSHME TE MINISTRIA E ARSIMIT DHE SHKENCËS”

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të neneve 4, pika 2, 10, 13 e 14, të ligjit nr.8743, datë 22.2.2001, “Për pronat e paluajtshme të shtetit”, të ndryshuar, dhe të shkronjës “ç”, të nenit 4, të ligjit nr.7980, datë 27.7.1995, “Për shitblerjen e trojeve”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Arsimit dhe Sportit, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

Në vendimin nr.704, datë 21.8.2013, të Këshillit të Ministrave, bëhen këto ndryshime dhe shtesa:

a) Titulli i vendimit ndryshohet, si më poshtë vijon:
“Për kalimin në pronësi, pa shpërblim, Komunitetit Mysliman të Shqipërisë për institucionin e arsimit të lartë në pronësi të tij të sipërfaqes prej 1 643.8 (një mijë e gjashtëqind e dyzet e tre pikë tetë) m2, nga pronat shtetërore të llojit “truall”, me nr.pasurie 2/380 dhe nr.pasurie 2/382, në zonën kadastrale 8330, me pronësi “shtet””.

b) Në pikën 1, fjalët “… të sipërfaqes së lirë prej 7 300 (shtatë mijë e treqind) m2, pjesë e pronës nr.185, me emërtim “Batalioni i vëzhgimit ajror” (ish-reparti ushtarak 3332) Sauk, Tiranë, dhe të sipërfaqes prej 2 300 (dy mijë e treqind) m2, pjesë e pasurisë nr.69/1, e ndodhur në zonën kadastrale 3266, me emërtim “Qendra e Formimit Policor Sauk”, Tiranë, në përgjegjësi administrimi të Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës, për t’u përdorur për nevoja të këtij komuniteti, sipas planvendosjes që i bashkëlidhet këtij vendimi dhe është pjesë përbërëse e tij.” zëvendësohen me “… të sipërfaqes së lirë prej 1 643.8 (një mijë e gjashtëqind e dyzet e tre pikë tetë) m2, nga pronat shtetërore e llojit “truall”, me nr.pasurie 2/380 dhe nr.pasurie 2/382, të ndodhura në zonën kadastrale 8330, Tiranë, me pronësi “shtet”, sipas kartelave të pasurisë dhe fragmenteve të hartës kadastrale, në shtojcën nr.1, që i bashkëlidhet këtij vendimi dhe është pjesë përbërëse e tij, për t’u përdorur për nevoja të këtij komuniteti.”.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

c) Pika 2 ndryshohet, si më poshtë vijon:
“2. Sipërfaqja e lirë prej 1 643.8 (një mijë e gjashtëqind e dyzet e tre pikë tetë) m2, e pronave shtetërore të llojit “truall”, me nr.pasurie 2/380 dhe nr.pasurie 2/382, të ndodhura në zonën kadastrale 8330, Tiranë, hiqet nga lista e inventarit të pronave të paluajtshme shtetërore.”.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

ç) Në pikën 3, fjalët “… së sipërfaqes prej 7 300 (shtatë mijë e treqind) m2, pjesë e pronës nr.185, me emërtim “Batalioni i vëzhgimit ajror” (ish-reparti ushtarak 3332) Sauk, Tiranë, dhe të sipërfaqes prej 2 300 (dy mijë e treqind) m2, pjesë e pasurisë nr.69/1, e ndodhur në zonën kadastrale 3266, me emërtim “Qendra e Formimit Policor Sauk”, Tiranë, të përcaktuara në pikën 1, të këtij vendimi.” zëvendësohen me “… së sipërfaqes prej 1 643.8 (një mijë e gjashtëqind e dyzet e tre pikë tetë) m2, të pronave shtetërore të llojit “truall”, me nr.pasurie 2/380 dhe nr.pasurie 2/382, të ndodhura në zonën kadastrale 8330, Tiranë, të përcaktuara në pikën 1, të këtij vendimi.”.

Mund t'ju interesojë

Kryebashkiakja e Zaporizhias: Qyteti jeton në frikë të vazhdueshme nga sulmet ruse

Kryebashkiakja e Zaporizhias: Qyteti jeton në frikë të vazhdueshme nga sulmet ruse

Para 5 orësh
Protesta studentore/ Policia gjobit një tjetër të ri, pavarësisht tubimit paqësor

Protesta studentore/ Policia gjobit një tjetër të ri, pavarësisht tubimit paqësor

Para 5 orësh
Pesekian në COP31: Irani kërkon kompensim për dëmet mjedisore nga sulmet amerikane dhe izraelite

Pesekian në COP31: Irani kërkon kompensim për dëmet mjedisore nga sulmet amerikane dhe ...

Para 6 orësh

d) Pas pikës 3 shtohet pika 3/1, me këtë përmbajtje:

“3/1. Sipërfaqja prej 7 300 (shtatë mijë e treqind) m2, pjesë e pronës nr.185, me emërtim “Batalioni i Vëzhgimit Ajror” (ish-reparti ushtarak 3332) Sauk, Tiranë, dhe sipërfaqja prej 2 300 (dy mijë e treqind) m2, pjesë e pasurisë nr.69/1, aktualisht e bashkuar në sipërfaqen prej 9 600 (nëntë mijë e gjashtëqind) m2, me nr.pasurie 174/144, e ndodhur në zonën kadastrale 3266, kalon pa shpërblim, në pronësi të Republikës Shqipërisë dhe në përgjegjësi administrimi të Ministrisë së Arsimit dhe Sportit, sipas kartelës së pasurisë dhe fragmenteve të hartës kadastrale, në shtojcën nr.2, që i bashkëlidhet këtij vendimi dhe është pjesë përbërëse e tij”. Ngarkohen Ministria e Arsimit dhe Sportit, Komuniteti Mysliman i Shqipërisë dhe Agjencia Shtetërore e Kadastrës për zbatimin e këtij vendimi. Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.

Etiketat e lidhura

KMSHqeveria
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Marshim nacionalist në Varshavë: Polonia mobilizon policinë pas sulmit me gjashtë viktima
Para 5 orësh

Marshim nacionalist në Varshavë: Polonia mobilizon policinë pas sulmit me gjashtë viktima

Kryebashkiakja e Zaporizhias: Qyteti jeton në frikë të vazhdueshme nga sulmet ruse
Para 5 orësh

Kryebashkiakja e Zaporizhias: Qyteti jeton në frikë të vazhdueshme nga sulmet ruse

Protesta studentore/ Policia gjobit një tjetër të ri, pavarësisht tubimit paqësor
Para 5 orësh

Protesta studentore/ Policia gjobit një tjetër të ri, pavarësisht tubimit paqësor

Qindra mijëra studentë në protestë? Rama: S’ka më ”Flamingo”, por disa zogj të tjerë dhe parti politike
Para 6 orësh

Qindra mijëra studentë në protestë? Rama: S’ka më ”Flamingo”, por disa zogj të tjerë dhe parti politike

Më të lexuarat

1 Te KOHA JONE-DEBAT: Protestuesit gati të marrin Bashkinë e Tiranës!
Para 10 orësh

Te KOHA JONE-DEBAT: Protestuesit gati të marrin Bashkinë e Tiranës!

2 Kush po dominon në rrjet? Ja renditja e personazheve të BB VIP Kosova sipas klikimeve!
Para 6 orësh

Kush po dominon në rrjet? Ja renditja e personazheve të BB VIP Kosova sipas klikimeve!

3 BE kërkon reformë zgjedhore të shpejtë, 5 prioritetet
Para 12 orësh

BE kërkon reformë zgjedhore të shpejtë, 5 prioritetet

4 Veliaj sfidon Ramën, letër Ballës për Komision Hetimor në Kuvend: Më kërcënuan për të dhënë dorëheqjen
Para 12 orësh

Veliaj sfidon Ramën, letër Ballës për Komision Hetimor në Kuvend: Më kërcënuan për të dhënë dorëheqjen

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.