Përfaqësuesi i Sant’Egidios: Paqja është gjithmonë e mundshme

“Paqja është gjihmonë e mundshme”. Ky ishte apeli që u dha sot në njërin prej paneleve të Takimit Ndërkombëtar që po zhvillohet në Tiranë nga datat 6-8 shtator, organizuar nga Komuniteti Sant ‘Egidios.

Miriam Coronel Ferrer, kryetarja e Panelit të qeverisë filipinase në bisedimet e paqes në Ishullin e Mindanao-s, solli në këtë takim lajmin e paqes së arritu në këtë rajon pas 17 vitesh konflikte. Ajo apeloi për armëpushim në zonat e nxehta të luftës, ndërsa theksoi se politikanët duhet t’i japin një shans paqes.

Ndërsa përfaqësuesi i Komunitetit të Sant’Egidios, Mauro Garofalo u shpreh se “Paqja në botë është e mundur dhe sot është e nevojshme që të gjithë të jemi të gatshëm të kontribuojmë".

"Jemi në një moment siç e ka quajtur Ati i Shenjtë “një Luftë e Tretë Botërore e ndarë në copa”, tha Garofalo.

Sipas tij, ka ende shuëm zona ‘të nxehta’ në botë.

“Moszgjidhja e konfliktit Rusi-Ukrainë, një konflikt i pakuptueshëm, ku kristianë të një feje të përbashkët luftojnë njëri-tjetrin, është nëj sinjal se shumë ë tepër duhet bërë për Paqen. Sot Siria dhe Libia kanë hyrë në një tunnel, të cilit nuk i duket fundi. Për të kaluar në Afrikën sub-Sahariane, ku ka falimentim të shteteve të vëna në rrezik nga lëvizje ekstremiste. Krijimi ISIS, një organizatë terroristë që kërkon të fusë idenë e saj mbi fenë nëpërmjet dhunës dhe terrorit. Konfliktet e përheshrme mes Indisë dhe Pakistanit, Koresë së Jugut dhe asaj të Veriut. Të gjitha këto tregojnë se njeriu është bërë pjesë e një bote të vogël, ku sheh çdo gjë, por që nuk i kupton mire pasojat”, tha ai.

Ndërsa duke folur për emigrantët që së fundi po vijnë në Europë, Garofalo u shpreh se "ata që dikur vinin në Europë për një jetë më të mire, sot janë kthyer në vetë mikpritës të një vale të re emigrantësh në Europë, që janë pasojë e këtyre konflikteve”.

“Solidariteti, – tha ai, – është mjaft i rëndësishëm për arritjen e paqes”.

Ndërsa Zv. Ministri i Punëve të Jashtme të Italisë, Mario Giro, i cili kryesonte këtë panel citoi Kryeministrin Edi Rama, i cili në takimin e hapjes në Pallatin e Kongreseve foli për një përpjekje të komunitetit të Sant’Egidos deri në rraskapitje për arritjene Paqes dhe tha se Shqipëria është një vend me vëllazëri fetare dhe paqeje.

"Kjo, -shtoi Giro, – duhet të na shërbejë për të shtuar përpjekjet tona për të arritur Paqe në ato zona ku ka ende konflikte të dhunshme të përgjakshme dhe ku popullata vendase është e detyruar të emigrojë dhe largohet nga shtëpitë e tyre".

Të pranishëm në këtë panel ishin edhe Ignatius Ayau Kaigama, Kryepeshkop orotdoks i Kishës së Sirisë, i cili solli dëshimtëe tij mbi vuajtjet e popullsisë Siriane si pasojë e konflikteve të dhunshme.

Ndërsa Aboud Sayeed Lingaa, përfaqësues i Frontit Islamik të Çlirimit “Moro” në bisedimet e paqes për ishullin e Mindanao-s, në Filipine foli për përpjekjete mëdha të komunitetit për arritjne një paqeje historike pas 17 vitesh në këtë rajon.

Tirana për tre ditë kryeqytet i botës besimtare

Paqja, toleranca fetare dhe dialogu janë kryefjala e takimit të 28-të Ndërkombëtar për Paqen, që nisi të dielën më 6 shtator, në përkujtim të 20-vjetorit të përfundimit të luftës së fundit në Ballkan, organizuar nga Komuniteti Sant’Egidio, në bashkëpunim me Konferencën Ipeshkvnore të Shqipërisë, Kishën Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë dhe qeverinë shqiptare.

Në aktivitetin “Lutja e Paqes 2015” marrin pjesë rreth 4000 persona, mes të cilëve krerë të besimeve fetare botërore (katolikë, ortodoksë, protestantë, myslimanë, hebrenj, zoroastrianë, sikh, budistë dhe shintistë), nga Italia, Gjermania, Franca, Belgjika, Iraku, Izraeli, India, Rusia, Indonezia, Qipro, Japonia, Kina, Australia, e shumë vende të tjera nga Europa, Afrika, Azia e Amerika Latine, personalitete politike si zv.presidenti i Parlamentit Europian, ministri i Jashtëm italian, ministri italian i Drejtësisë, Sekretari i Përgjithshëm “Besime për Paqen” Japoni, Zv.ministri i Bashkëpunimit dhe Zhvillimit nga Gjermania, ministri i Punëve të Jashtme nga Salvadori, ish-president i Komisionit Europian, Romano Prodi, etj.

Po ashtu marrin pjesë personalitete të shquara të politikës, personalitete të larta të të gjitha besimeve fetare, historian, filozofë, ekspertë të zhvillimeve ndërkombëtare, përfaqësues të botës akademike, gazetarë, teologë, shkrimtarë të njohur.

Ceremonia e Inaugurimit u mbajt në Pallatin e Kongreseve, pas së cilës sot në ditën e dytë, po zhvillohen panele të ndryshme rreth zhvillimeve ndërkombëtare. Propozimet konkrete do të jenë për t’u thënë “Ndal!” konflikteve në botë. Propozimet konkrete do të vijnë nga vendet në konflikt si Siria, Iraku, Nigeria, Mindnao (Filipinet) dhe Libia. Aktivitete me të rinjtë do të pasurojnë këtë event me tematikë “Nuk ka të ardhme pa Paqe!”.

Dita e tretë do të shpallë Apelin për Paqen në të gjithë botën, ku seicili nga pjesëmarrësit është i ftuar ta nënshkruajë. Mbjellja e pemës së parë të Paqes nga të gjithë krerët e besimeve fetare do të mbyllë eventin.
.
Qëllimi i këtij eventi është reflektimi së bashku mbi këtë temë për të kontribuar në promovimin në shoqëritë tona e një ‘klimë respekti e besimi reciprok mes katolikëve, ortodoksëve e muslimanëve’, ashtu siç u shpreh edhe Papa Francesku—gjatë vizitës së Tij më 21 shtator në Shqipëri.

Ky event, ashtu siç këshillon dhe Papa Françesku, shpreson të thellojë rolin e rregulltarëve e rregulltareve në kontekste të ndryshme në të cilat janë angazhuar në Europë për të pritur “sfidën e madhe që kemi përpara” në këtë mijëvjecar të ri, ku Kisha të bëhet shtëpi e shkollë e bashkimit’, sipas Letrës së Papa Françeskut drejtuar Rregulltarëve më 21 Nëntor 2014.

SHKARKO APP