Pl@gosi me th@kë të birin, babai: Rrinte në telefon, nuk donte shkollën
Një baba ka goditur me thikë djalin e tij 15 vjeçar. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 10:45 minuta në fshatin Vreshtas të Korçës, ku Shpëtim Çuka goditi me thikë djalin e tij, për motive të dobëta. 15-vjeçari po merr mjekim në spital dhe është jashtë rrezikut për jetën, ndërsa babi i tij është shoqëruar në Komisariat, për kryerjen e veprimeve procedurale.
Në dëshminë e dhënë Shpëtim Çuka tha se ai e plagosi djalin, pasi ky i fundit nuk pranonte që të shkonte në shkollë. ”Me djalin u konfliktova se nuk donte të shkonte në shkollë, unë i thosha ikë se vajti ora, ai rrinte në telefon. Ishim duke u grindur sepse nuk po më dëgjonte, nuk donte të shkonte në shkollë. I thashë disa herë dhe më pas kisha një biçak në dorë dhe e godita”, tha Shpëtim Çuka.
Xhaxhai i 15-vjeçarit ka treguar se gjithçka ka ndodhur pasi nipi i tij ishte në telefon dhe shihte TikTok. ”Unë e kam nip. Më iku truri kur e mora vesh. Janë zënë për një punë telefoni. Shihte Tik-Tok dhe i ati ia mori dhe ja theu. Po nuk e di saktë ku e plagosi, në veshka apo kurriz”, është shprehur ai. Ndërkohë, fqinjët e familjes tregojnë se nuk kishin dëgjuar asgjë nga momenti i konfliktit, por se marrëdhënia mes djalit dhe babait ka qenë e mirë.