Rama: Për ne shqiptarët Selaniku mund të quhet qyteti i mundësive

“Për ne shqiptarët Selaniku mund të quhet qyteti i mundësive. Mos e harroni asnjëherë sesi të gjitha etnitë e tjera që e kanë populluar dhe e kanë bërë Selaniku atë botë plot fuqi tërheqëse, ne kemi edhe dëshmorët tanë.

Kryeministri Edi Rama gjatë turit me emigrantët në Selanik tha se ky qytet grek mund të quhet si qyteti i mundësive për shqiptarët. Por tha se këtu janë edhe dëshmorët shqiptare, duke theksuar se “i pashlyer do të mbetet në jetë të jetëve gjaku i dëshmorëve që u martirizuan në këtë qytet”.

“Për ne shqiptarët Selaniku mund të quhet qyteti i mundësive. Mos e harroni asnjëherë sesi të gjitha etnitë e tjera që e kanë populluar dhe e kanë bërë Selaniku atë botë plot fuqi tërheqëse, ne kemi edhe dëshmorët tanë.

I pashlyer do të mbetet në jetë të jetëve gjaku i dëshmorëve që u martirizuan në këtë qytet. Nëse shteti shqiptar është kujdesur në të kaluar që të riatdhesuar eshtrat e Hasan Prishtinës nga Kosova dhe Themistokli Germenji nga Korça, i skalitur ka mbetur edhe Spiro Kostori, të cilin komuniteti shqiptar nuk e lë në harrese”, tha ndër të tjera Rama.

Më tej kryeministri tha: “Kush kujtohet sa e si duhet për egërshanin Ali Pashë Tepelena që vuri rend dhe dinjitet në këto anë, duke ndëshkuar me rreptësinë më të madhe cdo akt agresioni fetar të shumicës politike ndaj pakicës. Ishte ai Aliu nga Tepelena që sanksionoi me firmën dhe vulën e tij se cdo keqbërës mysliman që guxonte të prekte një murg ortodoks varej në vend.

Kryeministri Edi Rama, në një takim në Selanik me shqiptarët e Greqisë, nënvizoi domosdoshmërinë për ta parë historinë me sytë e të ardhmes së pandashme mes Shqipërisë dhe Greqisë.

“Sidoqoftë nuk kam ardhur këtu që të ripërtyp bashkë me ju historinë e jashtëzakonshme dhe komplekse të këtij qyteti në funksion të kurrëfarë qëllimi politik largqoftë, dhe në asnjë mënyrë në kërkim të ndonjë kundërshtie të radhës për këndvështrimin tonë të historisë. Përkundrazi me gjithë çfarë po them në homazh të një pjese të varrosur apo të hedhur si prapa krahëve të historisë së mahnitshme të këtij qyteti, historia e një Europe pararendëse të një Europe të shumë shteteve dhe gjuhëve është pikërisht domosdoshmëria për ta parë historinë me sytë e të ardhmes së pandashme mes Shqipërisë dhe Greqisë”, tha Rama.

Kryeministri vlerësoi se shqiptarët e Greqisë, ashtu si edhe grekët e Shqipërisë janë thelbi brenda bërthamës së pandashme të një fqinjësie.

Kjo fqinjësi, sipas tij, “duhet të jetë burim miqësie jo konfliktesh, burim fuqie të përbashkët jo karshillëqesh ndaj njeri-tjetrit, burim partneritetesh në çdo nivel, nga niveli i fqinjëve në lagje deri në nivelin e qeverive”.

Rama tha se nuk duhet të jetë burim sebepesh për ngërçe mes njëri-tjetrin që pastaj i paguajnë të gjithë qytetarët e zakonshëm të dy vendeve tona.

SHKARKO APP