Reforma në drejtësi, Naço: Presidenti të mos jetë kryetar i KLD-së

Krahas reformimit të Gjykatës së Lartë dhe Gjykatës Kushtetuese, reformimit të Këshillit të Lartë të Drejtësisë, policisë gjyqësore dhe reformimi i Prokurorisë dhe policisë gjygjësore , në dokumentin analitik të Ministrisë së Drejtësisë parashikohen edhe ndryshimet kushtetuese në funksion të reformimit të sistemit të drejtësisë. Dokumenti do të prezantohet në Komisionin parlamentar për Refomën në Drejtësi nga ministri Nasip Naço.

Në këtë dokument thuhet se amendamentet e prillit 2008 duhet të rishikohen me qëllim që të korrigjohen efektet e pamenduara anësore që krijuan ndryshime në formulën e zgjedhjes së Presidentit dhe mekanizmin e votbesimit të qeverisë, duke e rikthyer atë në variantin e para 2008­s, me shumicë të cilësuar në të 5­ta raundet ose me votë nga populli. Dokumenti gjithashtu propozon rishikim të kompetencave të Presidentit, për të cilin propozohet që mos jetë më kryetar i Këshillit të Lartë të Drejtësisë. “Amendimi i Kushtetutës mund të jetë një mundësi e mirë për të rishikuar disa kompetenca që presidenti ushtron me disa organe të tjera . pershembull qënia e kryetarit të këshillit të lartë të drejtësisë dhe gjithashtu kompetenca për të emëruar gjygjtarët pavarsisht faktit që nuk voton në mbledhje . e njëjta kompetencë vlen edhe për emërimin e prokurorve edhe pse presidenti nuk është në krye të Këshillit të Prokurorve. Përderisa kemi një president jo qeverisës dhe një gjyqësor të pavarur a është i nevojshëm drejtimi i KLD –së nga Presidenti i Republikës” , thuhet në dokument.

Sipas Ministrisë së Drejtësisë, Kushtetuta lë hapësira dhe magësi që kanë lënë vend për keqinterpretime. “Gjatë këtyre viteve janë vërejtur kriza sitematike në raportet mes parlamentit dhe Prokurorit të Përgjithshëm në zgjedhjen e Avokatit të Popullit, vështirësitë e përsëritura në procesin e emërimit të anëtarëve të Gjykatës së Lartë dhe të Gjykatës Kushtetuese, paqartësitë në lidhje me të drejtën e parlamentit për të ushtruar kontroll përmes komisioneve hetimore. Ngrihet shqetësimi po ashtu se aktorët politik kanë qënë të prirur të tendosin në maksimim interpretimin e Kushtetutës sipas interesave të tyre të momentit.” Një tjetër çështje që duhet parë por që i referohet edhe komisionit të venecias përfshirja e Gjykatës së Lartë nën varësinë e Këshillit të Lartë të Drejtësisë, ndërsa gjyqtarët e kësaj gjykate të mos zgjidhen nga parlamenti.

SHKARKO APP