Reforma në drejtësi preket nga “themeli”, ndryshime në Shkollën e Magjistraturës

 

Shkolla e Magjistraturës, nga e cila dalin gjyqtarët dhe prokurorët e rinj të vendit, do të vazhdojë të mbetet pika qendrore për trajnimin fillestar dhe vazhdues të gjyqtarëve dhe prokurorëve.

Reforma në Drejtësi nuk do të ndryshojë këtë pozicion të Shkollës së Magjistraturës.

Megjithatë, Richard Regner dhe Marjana Semini, ekspertë të nivelit të lartë të Komisionit të Posaçëm Parlamentar për Reformën në Sistemin e e Drejtësisë shprehen se Shkolla e Magjistraturës do të pësojë ndryshime që do të diktohen nga Reforma në Drejtësi.

Kështu, parashikimi i provimit të shtetit për juristët do të sjellë ndryshime edhe në provimin hyrës së kësaj shkolle.

Gjithashtu, ndryshimet e planifikuara në administrimin e sistemit të drejtësisë do të rrisin më tej cilësinë e arsimimit të ofruar nga Shkolla e Magjistraturës dhe do të zgjidhin disa prej problemeve të identifikuara.

Sipas një raporti ndërkombëtar, edhe ata që pranohen në Skkollën e Magjistraturës, janë skemë e mënyrës sesi funksionin sistemi i drejtësisë në vend, duke aluduar se duhet të paguash nga një 100 mijë deri në 200 mijë euro për t’u bërë pjesë e saj.  Kjo do të thotë se deri tani pasi fiton vendin si prokuror apo gjyqtar,  synimi i parë e njerëzve të drejtësisë në   Shqipëri ka qenë shqetësimi sesi të akumulonin paratë e shpenzuara, çka ka alarmuar ndërkombëtarët dhe kanë ngritur shqetësimin që Reforma në Drejtësi të prekë edhe Shkollën e Magjistraturës.   

SHKARKO APP