Rikthehet mesatarja, ndryshojnë kriteret e pranimit në Universitete

 

Matura shtetërore nuk do të sigurojë më tej  hyrje për të gjithë në Universitet. Me miratimin e ligjit të Arsimit të Lartë, ky provim konsiderohet vetëm si përmbyllës i shkollës se mesme. Për të ndjekur studimet e larta, në publik apo edhe në privat, çdo maturant duhet të ketë notën mesatare dhe kriteret që do të vendosë vetë universiteti ku ai do të studiojë. Sipas ligjit, notën e përcakton Këshilli i Ministrave, ndërsa kriteret seleksionuese të pranimit, që mund të jenë nota mesatare  apo konkursi, do ta vendosë universiteti.

Drejtoresha e Arsimit të Lartë Linda Pustina deklaroi se detajet pritet të diskutohen gjatë një takimi me rektorët e universiteteve.

Swiss Digital Desktop Reklama

Sipas draft reformës se hartuar nga grupi i  ekspertëve, vetëm maturantët me mesatare mbi 6 mund të aplikojnë për studimet e larta.  Por firma e fundit nëse ky do të jetë kufiri, a do të jetë edhe më i lartë se kaq, do të caktojë qeveria.

Swiss Digital Mobile Reklama

Universitetet e kane shprehur qarte se do të  kenë kritere të tjera seleksionuese, bazuar në reformën. Me ligjin e ri të arsimit të lartë edhe kuotat do t’i përcaktojnë shkollat e larta, duke respektuar raportet: student –pedagogë-ambiente.

Kështu pritet reduktim i pranimeve të të rinjve nga shkollat e mesme në universitete për vitin që vjen.  Madje edhe shkollat e larta do t’i nënshtrohen vlerësimit nga një agjenci ndërkombëtare.

Ministria e Arsimit me mbështetjen financiare te qeverise italiane, pas një konference që u zhvillua sot mbi këtë temë, premtoi se do të krijojë së shpejti edhe rrjetin on-line të të dhënave dhe shërbimeve në universitetet tona.

Sakaq, disa studentë kundërshtojnë reformën në Arsimin e Lartë dhe pritet të dalin sërish në p[rotestë ditën e nesërme.

Gjithsesi, është tashmë i qartë edhe perceptimi i opinioni publikut për gjendjen ku është katandisur arsimi, sidomos ai i lartë që ka dhënë masivisht diploma dhe grada shkencore pa kriter, aq sa këtyre të fundit iu ka rënë vlera dhe po “iu del edhe boja”.   

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?