Shkatërruan 23 makina tek “Unaza e Re”, pranga 3 personave

 

Arrestohen 3 dhe shpallen në kërkim 3 edhe 3 persona të tjerë. Burime nga policia thanë se, rë dyshuar për veprën penale të “Shkatërrimit të pronës e kryer në bashkëpunim”, lidhur me dëmtimin e 23 automjeteve, u bë i mundur arrestimi në flagrancë i shtetasve:

1- Bledar Hilaj, 24 vjeç, lindur në Kukes dhe banues në Tiranë, i denuar më parë për veprën penale të ‘Vjedhjes” , i dyshuae për veprën penale të “Shkaterrimit të pronës “ në bashkëpunim parashikuar nga neni 150 dhe 25 i K.Penal .

2- Sadik Krasniqi, 24 vjeç , lindur në Kukës dhe banues në Tiranë, i dënuar më parë për veprën penale të “Vjedhjes”, i dyshuar për veprën penale të “Shkatërrimit të pronës “ në bashkëpunim, parashikuar nga neni 150 dhe 25 i K.Penal .

3- Endri Gjonaj, 20 vjeç , lindur në Krujë dhe banues në Tiranë ,proceduar me parë për veprën penale të “Drejtimit të mjetit në mënyrë të parregullt “ aktualisht me mase sigurie “Arrest shtepie “, i dyshuar për veprën penale të “Shkatërrimit të pronës “ në bashkëpunim si dhe “Largimit i të burgosurit nga vendi i vuajtjes së dënimit “parashikuar nga neni 150 dhe 25 neni 323 i K.Penal. Si dhe u shpallën në kërkim shtetasit :

G. Rr, 28 vjeç , lindur në Kukës dhe banues në Tiranë, i dyshuar për veprën penale të “Shkatërrimit të pronës “ në bashkëpunim parashikuar nga neni 150 dhe 25 i K.Penal.

A.M, 20 vjeç, lindur në Laç dhe banues në Tiranë, i dyshuar për veprën penale të “Shkatërrimit të pronës “ në bashkëpunim parashikuar nga neni 150 dhe 25 i K.Penal .

K. Z, 23 vjeç , lindur dhe banues në Tiranë, i dyshuar për veprën penale të “Shkatërrimit të pronës “ në bashkëpunim parashikuar nga neni 150 dhe 25 i K.Penal .

Arrestimi i 3 shtetasve si edhe shpallja në kërkim i 3 peronave të tjerë, u bë pasi këta shtetas në bashkëpunim me njeri-tjetrin në gjendje të dehur, më datë 09.12.2015, rreth orës 02.30 në vendin e quajtur “Sokrat Miho” kanë dëmtuar me sende te forta ,si dhe duke i goditur me shkelma xhamat dhe pasqyrat e 23 (njezete e tre ) automjeteve të cilat kanë qenë të parkuara anës rrugës pranë njera-tjetres.

Gjithashtu u procedua në gjendje të lirë për veprën penale të “Prishje e rendit dhe qetësisë publike”, parashikuar nga neni 274 I kodit penal, për shtetasin K.R, 20 vjeç , lindur në Korçë dhe banues në Tiranë.

Procedimi ndaj këtij shtetasi filloj pasi në datë 09.012.2015 gjate natës në lokalin e tij qe  ndodhet në rrugen “Loni Ligori”, ka sjelle shqetesime për banoret duke mbajtur muziken me zë të lartë. Materialet do ti kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë në ngarkim të shtetasve të mësipërm

SHKARKO APP