Shpërdorim me detyrën, arrestohet një nënpunës dhe një ish-drejtor shkolle

Një nëpunës i zyrës së Gjendjes Civile në Koplik është arrestuar pasi dyshohet se ka shpërdoruar detyrën. Sipas autoriteteve, 60-vjeçari E.R ka pajisur një shtetas me çertifikatë me të dhënat e një shtetasi tjetër.

Policia e Shkodrës ka ndaluar gjithashtu 41 vjeçarin, A.Ç, ish-Drejtor i shkollës së mesme pyjore në Shkodër. Ai dyshohet se kur ishte në detyrën e Drejtorit, në vitin 2019 i ka vendosur nota kaluese në lëndët e semestrit të dytë të klasës së 11-të një nxënësi të përjashtuar nga shkolla duke i dhënë klasën e 11-të këtij nxënësi.

Po ashtu ka filluar procedimi penal në gjendje të lirë, për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës“ edhe për dy mësueset A.T. dhe B.L., pasi nga veprimet e para hetimore që janë kryer në shkollën e Mesme Pyjore Shkodër ka rezultuar se ato u kanë vendosur nota kaluese nxënësve të përjashtuar nga kjo shkollë.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

SHKARKO APP