Shqipëria dhe “luftëtarët e huaj” të ISIS, në Itali

 

Gazetari italian David Maria DeLuca, thotë sesi u radikalizuan myslimanët të cilët u përpoqën t’i bashkohen ISIS, duke filluar nga Shqipëria (dhe po ashtu edhe nga Italia). David Maria DeLuca tregon në një raport të gazetës “Il Post” historitë e myslimanëve të radikalizuar nga Italia që janë përpjekur për të arritur në territoret e kontrolluara nga shteti islam në Siri, duke kaluar nga Shqipëria: një rrugë gjithnjë e më popullore dhe e rëndësishme për ekstremistët islamikë. Por kjo nuk është diskutuar shumë. Në një bisedë me De Luca, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama tha se “përgjigjja e radikalizmit islamik kalon përmes zhvillimin ekonomik, por edhe atë kulturor”.

Shijak

Shtatë vjet më parë nuk mund të shihje përreth kaq shumë gra me shami dhe burra me mjekra të gjata,” thotë Alfred Xhameta, i ulur në Synej, një qytezë me gjashtë mijë banorë dhe një orë larg me makinë nga Tirana. Xhameta e la Synejn dhe shkoi  për të punuar në Itali, në vitin 2008. Në atë kohë, kujton ai, në Shqipëri ishte e vështirë për të dalluar një mysliman nga një i krishterë. Kjo pasi Shqipëria ishte një vend i ftohtë ndaj fesë, për shkak se ende ndjeheshin pasojat e dekadave të persekutimit komunist. Në vitet gjashtëdhjetë, diktatori Enver Hoxha kishte ndaluar të gjitha format e fesë dhe shkatërroi pothuajse të gjitha objektet e kultit. Me rënien e regjimit, vetëm disa priftërinj mund të gjeje dhe ata ishin rritur në shkollat ​​fetare të krijuara nga partia, të cilët dinin më mirë dialektikën marksiste se dogmën fetare. Në vitin 2012, kur u kthye në Shqipëri, Xhameta e gjeti vendin e tij krejt ndryshe. Në Shijak, një qytet pak kilometra nga Synej, Kuvajti ka ndërtuar një xhami të madhe, që shërben si qendër kulturore islamike. Përreth ka edhe disa dyqane që kanë filluar të shërbejnë ushqime falas. Në vendin e tij, Synej, një fondacion nga Katari ka ndërtuar një xhami të re, ku çdo ditë mblidhen për t’u falur me dhjetëra njerëz. Gratë janë me koka të mbuluara dhe burrat me mjekra të gjata tipike të konservatorëve myslimanë. Vitet e fundit janë shfaqur me qindra xhami si ajo në të gjithë Shqipërinë, por edhe në Kosovën fqinje.

Breshia

Vobarno, një qytet prej tetë mijë banorë në luginën e veriut të Brescia-s, ndryshon shumë nga Synej, por edhe këtu ka një komunitet që dallohet për origjinën e tij fetare. Në këtë zonë, fondacionet nga vendet egjiptiane, turke apo të Gjirit Persik kanë financuar blerjen e shtëpive, ndërtesave apo edhe të bodrumeve për të ndërtuar objekte kulti. Fëmijët që i ndjekin ata, kanë ndryshuar edhe zakonet e tyre. Anas el Aboubi, një student në Brescia, një nga institutet më prestigjioze teknike të Italisë veriore, pas konvertimin ka ndaluar pijet akolie dhe duhanin. Anas ka lindur në Marok, por ka kaluar 14 nga 23 vitet e tij në Vobarno. “Unë e dua flamurin, unë e dua Italinë”, thoshte ai në dokumentarin e prodhuar nga MTV, në vitin 2012. Dokumentari fokusohej te këngëtarët e rinj me origjinë të huaj që janë rritur në Itali. Enesi ishte i njohur në Brescia me emrin e tij nga reperi Mc Khalif dhe videoja fliste për këngët e tij, All-llahun dhe vështirësive për t’u integruar në Itali. Disa muaj pasi mori pjesë në dokumentar, Enesi ka përqafuar një formë më radikale të fesë së tij dhe kështu vendosi për të ndaluar edhe të këndojë.

Përgatiti: Aranit Muraçi

SHKARKO APP