Shqipëria përfitoi vetëm një projekt infrastrukturor nga KE

 

Komisioni Europian i është përgjigjur pyetjes përse Shqipëria ka përfituar vetëm 1 projekt infrastrukturor të identifikuar në konferencën e Vjenës, ndërkohë që Serbia ka përfituar 9 projekte infrastrukturore. Ekzekutivi europian shpjegon, se diferenca e madhe në numrin e projekteve për secilin vend, ka një përgjigjje të thjeshtë. Diferencën e bën kapaciteti administrativ. Kështu është shprehur zëdhënësi i Komisionit Europian për transportin dhe politikën rajonale, Jakub Adamoëicz në përgjigjje të pyetjes së ngritur nga ABC News. Thënë ndryshe, kapaciteti administrativ i Shqipërisë është i dobët. 
 

Jakub Adamoëicz, zëdhënës i KE-së: "Një element kyç për zbatimin e programeve INTERREG dhe politikës së kohezionit në përgjithësi, që vlen për shtetet anëtare po edhe për vendet kandidate që përfshihen në këto programe, është kapaciteti administrativ. Kapaciteti administrativ është kyç për të tashmen dhe për të ardhmen, pasi  kapaciteti administrativ kondicionon edhe fuqinë absorbuese të investimeve që ofrohen për të ardhmen. Kjo është një qasje e përgjithshme, që nuk lidhet domosdoshmërisht me takimet që janë zhvilluar më parë. Por sigurisht, që për të përfituar nga programet e projektet që ofron politika e kohezionit, kapaciteti administrativ është kyç qoftë në rastin e një shteti anëtar qoftë në rastin e një shteti kandidat". 
 
Mbështetja e financimeve të projekteve rajonale nga BE-ja u ripërtërit në samitin e Berlinit të 28 gusht 2014, që vuri në qenëdr të vëmendjes projekte infrastrukturore dhe energjitike rajonale tê Ballkanit për të plotësuar rrjetin  trans-europian, që lidh vendet a rajonit midis tyre dhe me Bashkimit Europian  Qëllimi i këtij rrjeti  është krijimi i një transporti më të lirë  dhe servise më të lira për qytetarët e Ballkanit, si dhe krijimi i vendeve të reja të punës.  Konferenca e Berlinit është vijuar  me takimin në nivelin e kryeministrave të Ballkanit në Bruksel me Komisionin  në 21 prill 2015 dhe me konferencën e Vjenës, të zhvilluar në 27 gusht të të këtij viti. Në tabelën e projekteve të identifikuara paraprakisht si koridoret kryesore trans-europiane, Shqipëria ka vetëm 1 projekt që ka të bëjë me pjesën e koridorit të Mesdheut , që kalon nga Kroacia , Mali i Zi, Shqipëria dhe Greqia. Por edhe në kuadër të këtij projekti, Shqipëria ndodhet në fazën e studimit të fizibilitetit, që është faza fillestare e projektit që përfshin kufirin midis Malit tê Zi me Shqipërinë, rrugën Thumanë-Kashar/Vorë, bypassin e Lezhës, bypassin e Tiranës dhe nevojën për një bypass edhe në Tepelenë.

SHKARKO APP