FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Sokol Sadushi: Vlerësoj kontributin e deritanishëm të SHBA-së, për të asistuar Gjykatën e Lartë në uljen e backlog-ut

Një delegacion me gjyqtarë dhe prokuror nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, i cili ndodhet prej disa ditësh në Tiranë, ka zhvilluar një takim në mjediset e Gjykatës së Lartë.
Bisedimet gjatë takimit u përqëndruan në organizimin dhe funksionimin e sistemit gjyqësor, sfidat e përbashkëta me të cilat përballen gjyqtarët, pavarësisht vendit ku e ushtrojnë detyrën e tyre, arritjet dhe përpjekjet e vazhdueshme për të dhënë drejtësi dhe për të qenë sa më transparent, duke ruajtur pavarësinë dhe integritetin gjyqësor.
Sadushi vlerësoi kontributin e deritanishëm të qeverisë së SHBA, për të asistuar Gjykatën e Lartë në uljen e numrit të çështjeve të prapambetura, rezultatet e së cilës sot janë mjaft të dukshme dhe të mirëpritura nga publiku shqiptar. Ai gjithashtu shprehu dëshirën për një rritje të shkëmbimit profesional mes gjyqësorit të të dy vendeve, si një nga mënyrat për të marrë përvojat më të mira dhe efikase në drejtim të administrimit të drejtësisë, sipas zhvillimeve më të fundit të teknologjisë së informacionit.

 

Swiss Digital Desktop Reklama

Në foto – Trina Higgins, Prokurore e SHBA-së për Distriktin e Utah, Kryegjyqtari Robert Shelby nga Gjykata e Qarkut të Utah, gjyqtarja Paige Petersen e Gjykatës së Lartë të Utah. Kryetari i Gjykatës së Lartë, Sokol Sadushi dhe anëtarët  Ilir Panda, Artur Kalaja, Albana Boksi, Asim Vokshi dhe Margarita Buhali.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?