Sot ndryshon ora, akrepat janë kthyer 60 minuta pas… e dini se pse?

Albert Vataj

Për gjumashët ka një orë më shumë. Për dembelët nuk ndyshon ndonjë gjë e madhe. Për punëtorët, e kuptojnë se ora ka ndryshuar kur ata nisin nga puna. Gjithsesi, që sot, e diel, ndryshon ora, shkon 60 minuta mbrapa. Ndërmjet të shtunës 26 dhe të dielës 27 tetor 2024, akrepat do të ndryshojnë 60 minuta, duke shënuar kështu rivendosjen e orës diellore.

Akrepat do të shkojnë 60 minuta mbrapa, ose thënë ndryshe, do të flemë një orë më shumë. Si zakonisht ndryshimi bëhet rreth orës 03:00 të mëngjesit. Në aparatet e celularëve smart, ndërrimi bëhet automatikisht.

Ndryshimi i orës më parë në Evropë ka qenë jo i njëtrajtshëm, por filloi të përgjithësohej nga viti 1974, pas krizës së parë të naftës dhe kur disa vende vendosën të çojnë përpara orën në mënyrë që të shfrytëzonin më shumë dritën e diellit dhe të konsumonin më pak energji elektrike.

Ndryshimi i orës në Evropë u vendos si ligj evropian nga viti 1981 dhe është rinovuar çdo katër vjet. Norma evropiane vendos në mënyrë të qëndrueshme datat e fillimit të periudhës së orës së verës (kur ora shkon një orë përpara) dhe përfundimin e saj (kur ora si tani, shkon një orë pas ) që tani respektivisht janë e diela e fundit e marsit dhe e diela e fundit e Tetorit.

Dekreti, i publikuar në Gazetën Zyrtare Italiane të 27 majit të atij viti, saktësonte se masa do të hynte në fuqi më 3 qershor. Gazetat e përditshme të asaj kohe i dedikuan këtij lajmi një hapësirë të vogël, në mes të buletineve të luftës dhe aktualitetit të zhvillimeve të konflikteve botërore.

SHKARKO APP