TABELA/ Alarmante! Në Shqipëri numri i vetëvrasjeve, 3 herë më i lartë se numri i vrasjeve
Opinioni publik në vendin tonë është mësuar të konsiderojë vdekje nga vrasjet rastet kur personat marrin jetën e njëri- tjetrit, por pak kujt ja merrte mendja se numri i vetëvrasjeve është trefish më i lartë se numri i vrasjeve.
Për vitin 2016 sipas të dhënave të INSTAT personat e vrarë nga të tjerët ishin 85 gjithsej, ndërsa personat që kishin vrarë vetën në të njëjtin vit ishin 235.
Vendet e tjera në Europë kur raportojnë statistikat e krimeve njoftojnë si numrin e vrasjeve dhe atë të vetëvrasjeve, por në Shqipëri nuk ekziston kjo praktike. Treguesit u zbardhen në mënyrë indirekte kur INSTAT raportoi një ditë më parë shkaqet e vdekjeve në Shqipëri, shkruan Monitor.
Ministria e Brendshme raporton vetëm vrasjet që për vitin 2016 ishin rreth 80 të tilla (5 me pak se INSTAT), por për vetëvrasjet nuk ka burim të dhënash. Deri më 2010 INSTAT i publikonte statistikat e vetëvrasjeve te shkaqet e vdekjeve në publikimin vjetor femra meshkuj, por kjo e dhënë pushoi se raportuari deri dje kur INSTAT rinisi publikimin.
Organizata Botërore e Shëndetit pohoi se numri i vetëvrasjeve në Shqipëri ishte 5.3 për 100 mijë banorë më 2015.
Në Serbi, Rumani dhe Bosnjë ky numër është me i lartë edhe për shkak të traumave që kane lënë luftërat e pas viteve 1990 në shumicën e këtyre vendeve.
Sipas portalit më të madh global mbi statistikat e shëndetit, “Healthdata” në vendin tonë, niveli i vdekshmërisë nga çrregullimet mendore dhe të sjelljes në vitin 2010 ishte 5.3 për 100,000 banorë te meshkujt dhe 2.3 për 100,000 banorë te femrat.
Te të dy gjinitë niveli i vdekjeve nga këto çrregullime u rrit gradualisht nga viti 1990 në 2010, sidomos te meshkujt, sipas të dhënave të Institutit të Shëndetit Publik./Monitor